
Suning deshiron te ‘italianizoje’ Interin. Moratti dhe Tronchetti Provera…
Behet gjithnje e me e mundshme, sipas La Gazzetta dello Sport, nje rikthim i Massimo Morattit tek Interi.
Edhe pse indoneziani, aktualisht president i Interit, ka permiresuar ndjeshem anen financiare te klubit, kinezet si partner do te preferonin ish presidentin legjendar te Interit.
Moratti per ta eshte nje garanci e vazhdueshme sidomos per “interizmin” e tij. Eshte nje prezence fikse ne Milano, i afte ti qendroje afer skuadres e te kuptoje dinamikat. Por edhe mund te behet “mesuesi” i te riut Steven, 25 vjecari djali i Zhang qe deshiron te qendroje ne Milano per disa muaj e te perfaqesoje nga afer Suning.
Gjithcka me lart do te ishte pjese e nje procesi te ‘italianizimit; te drejtuesve zikalter qe jane me teper nga sa duhet anglofone. Moratti mund te rikthehet President, por vetem pasi te kete blere nje pjese te aksioneve. Jo 31% e Thohir, por nje 5-10% qe do te legjitimonte postin e tij operacional. Nje skenar ne te cilin nuk dihet qarte pozicioni i Marco Tronchetti Provera. Nese eshte e vertete qe afrimi i Suning eshte merite e Pirellit ne kine, padroni i gomave te mirenjohura ne te gjithe boten mund te mos hyje fare si aksioner por vetem te mbeshtese mikun e tij te vjeter Moratti.
(La Gazzetta dello Sport, 06 Tetor 2010).