
Suning e dëshiron një goditje: i kërkohet Ausilios që të mbyllë gjithcka për Gabigol. Ja oferta

Në takimin me Suning jo vetëm që janë qartësuar disa gjëra për të ardhmen, por është diskutuar edhe për merkaton. Candreva është shumë afër, por pronarët e rinj duan t’i dhurojnë një goditje të rëndësishme mbështetësve zikaltër. Pasi është mbyllur rruga për tek Gabriel Jesus, tani interesimi i Interit është kthyer tek Gabriel Barbosa i njohur si Gabigol. Edhe për sulmuesin e Santos rruga mbetet shumë e vështirë sepse edhe ai ndiqet nga shumë klube: edhe Barcelona e shtyer nga Neymar është duke e vëzhguar, por konkurrenti kryesor për brazilianin duket se është Juventus. Klubi nga Torino tashmë e disa kohë ka filluar përpjekjet për brazilianin e talentuar.
Gabigol mund të arrijë në Itali shumë shpejt, gjatë lojërave Olimpike me Brazilin ka qenë pikërisht Jindong Zhang ai i cili i ka kërkuar Ausilios që të mbyllë marrëveshjen sa më shpejtë që është e mundur. Në këtë përpjekje po punon edhe Kia Joorabachan: Interi duhet t’i bëjë llogaritë për kartonin e lojtarit i cili është i ndarë në mes të Santos, familjes dhe Doyen. Oferta fillestare e zikaltërve është 25 milionë, por mund të rritet në 30: për Gabigol gati një kontratë pesëvjecare me një pagë prej 2,5 milionë eurosh për sezon.
Related Posts
Gazzetta – Perisic dhe vellezerit e tij: ja te rejat e fundit nga shitjet!... 24/05/2017, 15:16 | Inter Club Staff

Nga Brazili – Inter-Gabigol, takim gjate nates mes Ausilios, agjentit dhe ... 02/08/2016, 22:51 | Bujar Berishaj

ZYRTARE – Lista EL, konfirmohen disa perjashtime te lojtareve. Candreva dh... 01/09/2016, 20:27 | Bujar Berishaj

Sky Sport – Ausilio optimist per Gabigol. Icardi deshiron te qendroj te In... 03/08/2016, 15:01 | Bujar Berishaj
