Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,636 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Suning eshte e gatshme te mbylle per Berardin. Opsioni i Juventusit ka rene, ai deshiron Interin!

Suning eshte e gatshme te mbylle per Berardin. Opsioni i Juventusit ka rene, ai deshiron Interin!
Inter Club Staff

Corriere dello Sport eshte e sigurt: Domenico Berardi nga vera e ardhshme do te jete nje lojtar i Interit.

E perditshmja romane nuk ka asnje dyshim dhe kete gje e shkruan sot ne numri ne saj. Duket se martesa ndermjet lojtarit dhe Interit esht e destinuar te ndodhe. Ne kete histori, ka peshuar shume deshira e vete Berardit i cili ka refuzuar me shume se nje here Juventusin: “Vete Berardi ka pasur dhe ka dyshime per nje trasnferim tek Juventusi, ndersa e shikon Interi si nje mundesi me te mire dhe nje enderr te realizuar duke qene se ka qene nje tifoz zikalter qe femije. Tani Interi i ka zhvilluar bisedimet me agjentet e lojtarit qe veren e kaluar, por nuk u be gje. Shume shpejt mund te keten je tavoline te rrumbullaket me Sassuolon, lojtarin, perfaqesuesit e tij dhe familjen e italianit. Cmimi nuk eshte fiksuar ende, por mund te futet ndonje lojtar ne marreveshje dhe cmimi do te ulej me sume akoma. Kjo jo sepse Sassuolo ska nevoje per para, por kane nevoje per lojtare te mire per te anulluar kete sezon pak a shume te deshtuar per ta pas arritjeve qe bene dje.”

Berardi deshironte Interin qe ne veren e kaluar, por shume gjera ndaluan qe kjo te ndodhte. Sipas te perditshmes Italiane, pikerisht ne ate moment Berardi i ka premtuar Interit qe nese do te lejohej te largohej ne veren e 2017, ai do te vinte tek Interi. Tashme opsioni i Juventusit mbi lojtarin ka rene. Nderkohe, Candreva mund te perfundoje tek Chesea ne vere, por kete lajm do ta trajtojme ne nje moment te dyte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.