Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

3,766 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Suning e ka me nxitim: stadiumi ne pronesi brenda 2022. Ka filluar faza eksploruese per…

Suning e ka me nxitim: stadiumi ne pronesi brenda 2022. Ka filluar faza eksploruese per…
Inter Club Staff

Suning e ka me nxitim dhe po i jep ‘gaz’ per sa i perket projektit te ndertimit te stadiumit te ri ne pronesi i cili konsiderohet si nje nga gjerat me strategjike per tu bere ne pese vitet e ardhshme.

Zhang Jindong – sipas asaj qe shkruan kete mengjes Gazzetta dello Sport – ka ndertuar nje dosje ku stadiumi eshte kryefjala e Interit te se ardhmes, e do te tentoje keshtu te beje ate qe Moratti dhe Thohir nuk arriten te realizonin. Nga Nanjing ka ardhur drita jeshile dhe ne Milano kane filluar manovrat e medha. Gjithcka ka nisur me gjetjen e nje zone te pershtatshme: kurre si ne kete moment Interi nuk ka kerkuar dicka te tille me kaq ngulm. Kolosi kinez eshte gati te investoje qe ti dhuroje tifozeve zikalter nje impiant endrrash. Meazza te mahnit, kjo nuk ka dyshime, por qe te konkurohet me skuadrat me te forta ne europe duhen te ardhura shume me te larta dhe kete gje e ofron stadiumi i ri dhe ne pronesi. Keshtu, Suning ka vendosur te hape nje epoke te re: sot, me 9 mars 2017, nuk eshte kaluar akoma ne rruge operative me kontrata apo projekte, por me siguri ka nisur mekanizmi per te gjetur nje zone te pershtatshme.

Ne deren e Interit kane trokitur shume pronare truallesh te medha e te njohura ne Milano: si ish Flack apo Sesto, nje zone ne Assago, nje zone ne ish pjastren e Expo ne Rho. Suning ka mare kohe per te vleresuar te gjitha mundesite me kujdes dhe me qetesi, sepse deshirojne ta bejne kete pune pasi te kene studiuar gjithcka ne perfeksion. Kur idete te jene te qarta – nenvizon Gazzetta dello Sport – do duhet te gjendet nje marreveshje me Komunen e Milanos, pronare e Meazzes, stadium i cili deri ne 2030 eshte mare ne perdorim nga Interi dhe Milani per shifren vjetore te 11,2 milione eurove.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.