Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,095 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Suning gjithmone e me shume pronare e Interit. Presidenti Thohir do te shese aksionet?

Suning gjithmone e me shume pronare e Interit. Presidenti Thohir do te shese aksionet?
Inter Club Staff

Suning eshte hedhur ne sulm dhe deshiron qe te mare plotesisht ne dore Interin. Qe ne qershor, kur kolosi kinez ka blere maxhorancen e aksioneve te Interit, shume gjera kane ndryshuar tek zikalterit. Ne fillim u deshen disa muaj sa ata te kuptonin cfare po ndodhte e si duhet te silleshin por tani duken sikur jane me te vertete ‘zotet e shtepise; ne klubin zikalter, dhe madje jane treguar te gatshem qe te bejne te enderrojne tifozet dhe kane premtuar trofe shume shpejt.

Per hir te vertetes, presidenti i Interit ne keto momente eshte Erick Thohir, njeriu qe shiti shumicen e aksioneve duke mbajtur per vete vetem 31,05% te aksioneve, por indoneziani ka bere nje hap pas dhe keto kohe nuk eshte perfshire ne ceshtjet vendimarrese. Nga ana e aksoneve, ndarja me dysh e tyre ndermjet indonezianit dhe kinezeve nuk do te zgjase shume sepse Suning do te bleje shume shpejt edhe aksionet e Thohir i cili do te largohet shume shpejt nga Interi perfundimisht. Por dicka qe ka ftohur mardheniet ndermjet dy paleve ka ndodhur kohet e fundit: me sa duket Suning nuk i ka pelqyer fakti se Thohir per te mare nje hua te majme (rreth 85 milione euro) ka lene si garanci aksionet e tij te Interit, gje qe Zhang Jindong nuk i ka pelqyer aspak sepse nuk e kupton se si mund te lihet garanci dicka kaq e rendesishme sic eshte klubi zikalter, qofshin keto aksione minorance. Per ceshtjen e aksioneve priten te reja deri ne fund te sezonit ku ndoshta Interi do te kete nje pronar te vetem.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.