Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

736 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Suning i ka dhene nje mandat me nje cek te bardhe Marottes per Chiesa: ja oferta e cmendur qe pritet te behet

Inter, Suning i ka dhene nje mandat me nje cek te bardhe Marottes per Chiesa: ja oferta e cmendur qe pritet te behet
Ardis
  • On 21/11/2018, 13:16

Tashme Beppe Marotta eshte pjese e skuadres zikalter, dhe fale eksperiences se tij si drejtues do ti jape nje dore merkatos se Interit per te forcuar ekipin.

Edhe pse kjo nuk ka ndodhur ende zyrtarisht, tashme thuhet se eshte vetem ceshtje kohe qe gjithcka te zyrtarizohet.

Mesa duket ne takimin ne Nanchino me Jindong dhe Steven Zhang, jane diskutuar edhe tematike per te ardhmen.

Nje nga keto tematika eshte edhe liria ne tratativat ne merkato kur Marotta duket se do te kete nje pjese te mir te vendimarrjes.

Nje nga qellimet eshte edhe italianizimi i ekipit zikalter, dhe per te arritur nje gje te tille, vemendja drejtohet tek talentet italiane qe luajne ne ekipet e Serie A.

Nuk eshte nje mister qe Federico Chiesa eshte nje nga emrat qe ngacmojne interesat e drejtuesve zikalter.

Lajmi qe raportojne koleget e gazetes La Nazione, eshte qe kontaktet e Beppe Marotta-s mund te pershpejtojne tratativat e zikalterve per sulmuesin e krahut te Fiorentine-s:

“Ish drejtori i pergjithshem i Juventus-it, ka siguruar mandatin per te tentuar sulmin ndaj lojtarit viola, me nje oferte rreth 70 milione , qe konsiderohet vleresimi i duhur per ta tansferuar lojtarin tek zikaltrit”.

Te jete e vertete? Kjo gje nuk dihet ende. Por ajo qe po vihet re eshte se emrat qe perfliten per tu transferuar tek Interi qe pas daljes ne pah te lajmit per ardhjen e Marottes jane te nje niveli shume te larte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.