Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,978 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Suning, ja te gjitha detajet dhe shifrat. Nje operacion prej 750 milione eurosh! Borxhet e klubit…

Suning, ja te gjitha detajet dhe shifrat. Nje operacion prej 750 milione eurosh! Borxhet e klubit…
Inter Club Staff

Tashme ka ardhur edhe zyrtarizimi ne konferencen e djeshme per shtyp ne Nanjing: Interi qe prej ores 09:09 dje ne mengjes ka kaluar ne pronesi te Kinezeve. 

Zhang Jindong, numri nje i gjigandit Kinez Suning e cila eshte e kuotuar edhe me bursen e Shenzhen ka pritur delegacionin Interist ne ‘Sofitelin e tij’, nje hotel luksoz ne ish kryeqytetin e Perandorise Kineze ku zoti Zhang ka ndertuar nje kompleks golfi endrrash.

Ne krye te delegacionit zikalter ishte presidenti Erick Thohir. Hapi i pare ka qene shitja e 68,55% te aksioneve tek Suning qe brenda pak muajsh do te bleje edhe pjesen e mbetur te aksioneve. Pjesa e mbetur per momentin eshte ndare ndermjet Thohir dhe aksionereve te vegjel (31% per Indonezianin dhe 0,45% per te tjeret).

Por tashme eshte koha per tu shpjeguar se cfare ka ndodhur ne keto jave dhe shifrat reale te operacionit. Ne fakt Suning nuk ka blere aksione nga dy aksioneret e Interit, por ka blere komplet paketen e aksioneve te Thohir ndersa ky i fundit i ka blere Morattit aksionet e tij, pra 29,45% e duke qendruar keshtu aksioner tek Interi. Kuotat e ish Presidentit zikalter i ishin shitur Thohir rreth 50 milione euro por tashme vlera a tyre eshte dyfishuar. Nje rivleresim ekselent (e per disa edhe anormal) duke pare mbivleresimin e te gjithe klubit zikalter ne aspektin financiar.

Ne total, operacioni i Suning rrotullohet diku tek 750 milione euro (shifer e deklaruar nga klubi). Me fjale te tjera, Suning i kane kushtuar 270 milione euro 68,55% te aksioneve te Interit dhe 360 milione euro do i kushtoje pagesa e borxheve te klubit zikalter. Nje borxh qe do te cliroje te gjithe klubin nga bankat dhe kredite.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.