Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,436 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Suning largohet nga Interi? Grupi kinez komunikate per shtyp: “Keto jane zera qe…”

Suning largohet nga Interi? Grupi kinez komunikate per shtyp: “Keto jane zera qe…”
Inter Club Staff

Nga shtypi kinez vjen nje deklarate e gjigandit aziatik per qellimet e tyre tek Interi dhe zerat per nje shitje te mundeshme.

Largimi i Capellos dhe me pas ai i Sabatinit ka bere qe te flitet shume ne Itali per Suning dhe qellimet e tyre te ardhshme ne futboll.

Ne mediat italiane keto dy largime jane perfolur shume madje kane arritur deri ne ate pike sa te spekulojne per te ardhmen e gjigandit Kinez tek Interi.

Por Suning, per t’ju pergjigjur te gjitheve qe kane folur per nje shitje te mundeshme te Interit apo per shitjen e ndonje lojtari perfaqesues si Mauro Icardi, ka bere me dije nepermjet mediave kineze qe nuk jane te habitur nga keto zera, por gjerat ne realitet jane komplet ne te kundert.

“Nuk ka asgje te vertete nga zerat qe vijne nga shtypi i huaj, ne vecanti ai Europian. Nuk duam te leshojme asnje deklarate per ato zera sepse as nuk i kemi menduar fare fjalet qe thuhen per Suning nga mediat e huaja.”

Nepermjet Sina Sports, Suning ka shtuar: “Zerat per shitjen e Interit as nuk i marrim ne konsiderate. Per momentin, e gjithe vemendja jone eshte e perqendruar tek kampionati.”

Keto zera faktikisht kane ardhur ne Itali menjehere pas largimit te Sabatinit, por ky largim, pritet te mos ndikoje tek e ardhmja e Interit duke qene se Sabatini ka qene nje i punesuar i Suning dhe jo direkt me klubin zikalter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.