
Suning ne negociata me Erick Thohir per 30% e aksioneve te indonezianit! Merkato dhe stadiumi…
Suning nuk e ka ndermend te heq dore nga Interi, perkundrazi kerkon qa kete teresisht nen kontroll.
Corriere della Sera konfirmon se Zhang Jindong ka refuzuar nje oferte per shitjen e Interit dhe tani deshiron te marr edhe 30% te aksioneve te Erick Thohir.
Tratativa mes Zhang dhe Thohir ka nisur dhe me shume mundesi mund te mbyllet pas Boterorit, por gjetja e nje marreveshje nuk do te jete e thjeshte. Indoneziani deshiron te perfitoj ne maksimum nga aksionet e tij dhe kerkon 150 deri ne 200 milione euro per te hequr dore nga 30% te aksioneve qe posedon.
Suning ka treguar gatishmeri dhe tani hyjne ne loje tre faktore: cmimi, menyra e pageses dhe koha e pageses.
Zhang Jindong eshte nje njeri shume i afer me qeverine e Xi Jinping dhe politikat e investimeve te pronarit te Interit duket se i kane rene ne sy per te mire numrit nje te Kines, nga ketu edhe drita e gjelber per te negociuar per 30% e kuotave te Thohir.
Pagesa prej 150-200 milione euro ne cash veshtire te ndodh, por eshte e mundshme qe nje pjese te paguhet cash kurse tjetra me aksionet e Suning shpjegon Corriere della Sera. Ne kete menyre, Zhang dhe Kina do te beheshin pronare te Interi dhe do te kishin akoma me shume liri veprimi.
Mbyllja e tratatives mund te ndodh pas Boterorit dhe kjo gje mund t’i jepte nje shtyse te re edhe projekteve te zgjerimit qe ka ne mend Suning sa i perket stadiumit dhe qendres se re sportive. Pranvera e ardhshme do te jete koha kur do te nderrohen zyrat e Interit, me nje hapesire te rezervuar per zyrat e ardhshme te Suning.
Ne nivelin e merkatos mbetet e veshtire per te menduar per shifra te cmendura. Por eshte e mundshme qe me largimin e pengesave klubi zikalter mund te perfitoj drejtperdrejte ne merkato. Rikthimi ne Champions eshte nje shtytje per investimet, me eren kineze qe tani ka filluar te fryj.