Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,054 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Suning nuk me bind fare dhe do jua them edhe perse mendoj keshtu. Icardi? E peson vetem Interi”

“Suning nuk me bind fare dhe do jua them edhe perse mendoj keshtu. Icardi? E peson vetem Interi”
Inter Club Staff

I intervistuar per mikrofonate  TMW Radio, Luis Suarez, ish-mesfushor i Grande Inter te Helenio Herrera, legjende e klubit, ka komentuar paraqitjen e Interit kunder Juventusit por jo vetem kaq. 

Keto me poshte kane qene fjalet e tij ku nuk ka kursyer as dyshimet e tij per te ardhmen e Interit dhe ka ngritur jo pak pikepyetje mbi Suning.

“Edhe pse eshte nje nga ndeshjet e para te sezonit, kam pare nje Inter mjaft te mire. Sidomos ne pjesen e pare ku per mendimin tim loja u interpretua shume mire.”

“Skuadra e Contes ama duhet te kompletohet ende. Ka shume rruge perpara dhe ka nevoje per blerje qe tekniku i ri te beje ate qe ka ndermend.

Me pas, Luisito flet edhe per ceshtjen Icardi: “Eshte gjithmone e veshtire  te gjykosh ceshtjen Icardi. Nuk e dime se cfare ka ndodhur me te vertete. Nese do te kishte qene me afer shokeve te skuadres, mbase do e kishte rregulluar situaten e tij edhe perpara fundit te kampionatit. Tani e dine te gjitha skuadrat qe Icardi duhet te largohet, prandaj dhe cmimi i tij ka rene. E per kete gje, pasojat jane te gjitha per Interin. Duket se eshte gatuar nje lemsh i vertete.”

“Lukaku? Mund te vinte tek Interi qe kur ishte vetem 17 vjec. Eshte nje lojtar i mire por nuk i vlen keto shifra te cmendura qe po perfliten. Kushton shume, por nese ke nevoje vertete per te, paguan edhe me shume nga sa mund te vleje ai.”

“Suning? Ne klub une nuk e di se kush komandon, nuk kuptohet. Suning thote se ka para, por kur duhet blere dikush i rendesishem, ja qe nuk behet gje. Nuk kam besim tek Suning dhe do jua them edhe pse mendoj keshtu: ata ja kane vene edhe emrin e vet qendres sportive duke e lene ne nje cep emrin e Presidentit legjendar Angelo Moratti. Nuk me duken te besueshem duke u nisur qe nga kjo.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.