Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,908 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Suning po nxiton per ta mbyllur sa me shpejt marveshjen: Ja kush do te ulet ne tavoline!

Inter Club Staff

Dita e kalimit te shumices se aksioneve te Interit tek Suning po afrohet cdo dite e me shume. Tashme mungojne shume pak ore dhe me pas grupi i Zhang Jindong do te mare pothuajse 70% te aksioneve te shoqerise zikalter: neser do te hidhen firmat dhe me shume mundesi te henen do te behet njoftimi zyrtar ne te cilin do te mare pjese edhe Jiangsu. Pas Williamson dhe Lamb, sot ne Nanjing do te jete prezent edhe zevendes Presidenti i Interit Zanetti, shefi i administrimit Gardini, CEO Bolingbroke, shefi i revenue Gandler dhe me pas do te mungoje vetem Thohir ne tavolinen e tratatives ku do te percaktohet kalimi historik i skuadres zikalter.

45ed5c55-2533-4d29-8de1-be03d5c31676

Tavolina e tratatives sipas Gazzetta dello Sport.

Baza e marveshjes eshte pergatitur dhe tani mungojne vetem detajet e fundit. Suning, sic eshte thene, do te kete te sajat rreth 70% te kuotave te Interit dhe skenari me i mundshem e shikon Morattin duke shitur 29,5% aksionet e tij e duke dale keshtu zyrtarisht nga Interi pas 21 vitesh. Presidenti aktual i Interit Thohir do te reduktoje aksionet e tij nga 70% ne 30% dhe pas pak muajsh, Kinezet do te kalojne ne 100% dhe indoneziani do te kete mundesi te perfitoje nga investimi i bere prej 75 milione euro ne nentorin e 2013 dhe 108 te huazuar nepermjet te treteve me vone. Vleresimi total i klubit zikalter duhet te kapi shifren e 500 milioneve: Ne 2013 Interi ishte vleresuar 300-350 milione  dhe rritja e vleres aktuale ka te beje me rritjen e borxhit por me shume me deshiren e Suning per te mbyllur sa me shpejt marveshjen. Suning e do Interin me cdo kusht, blerja e klubit zikalter eshte nje nga hapat gjigand qe Kina te njihet boterisht edhe per futbollin dhe kjo blerje eshte miratuar plotesisht nga qeveria e Pekinit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.