Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

613 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Suning, tre TOP PLAYER per te ndertuar nje Inter te madh: ja emrat dhe detajet!

Suning, tre TOP PLAYER per te ndertuar nje Inter te madh: ja emrat dhe detajet!
Inter Club Staff

Sunin nuk ka asnje qellim qe te terhiqet pas: familja Zhang deshiron qe te dergoje sa me shpejt Interin ne krye dhe per kete, ka nje objektiv te qarte.

Ata jane gati qe ti dhurojne Antonio Contes tre goditje TOP per te eleminuar te gjithe diferencen me Juventusin. Sot nga mediat italiane eshte zbuluar keshtu plani ambicioz i kompanise gjigande kineze per klubin zikalter.

“Nje sukses – kampionati – qe Interi deshiron ta arrije me cdo kusht sezonin e ardhshem dhe per ta bere kete, Zhang do ti dhuroje Contes nje “triplete” lojtaresh te medhenj.

I PARI ESHTE WERNER – “Marotta dhe Ausilio jane prej kohesh pas gjurmeve te bomberit te panorames europiane.”

“Ne maje te listes eshte Timo Werner, sulmuesi i Liepzig dhe Gjermanise. Kushton shume, por jo edhe aq shume – 60 milione euro klauzole, 50 milione euro nese skuadra nuk do e fitoje dot Bundesligen -.”

“Keshtu, Interi mund ti besoje te ardhmen ne nje fare menyre te kaluares kur panzerat gjerman te historise se Interit arriten suksese te jashtezakonshme ne 80-90.”

“Do duhet te mundet natyrisht rivaliteti i Liverpool, por Marotta do e provoje me cfare ka mundesi. Asgje nuk eshte e pamundur.”

I DYTI ESHTE CAVANI – “Ashtu si do e provoje te binde edhe Cavanin qe projekti zikalter dhe rikthimi ne Itali eshte zgjedhja me e mire per te ne krahasim per shembull me La Liga dhe Atletico Madrid.”

“Uruguajani eshte ne skadence me PSG dhe Interi pasi ka humbur Mertens, e ka rritur presingun e saj per ta blere ate.”

“Cavani nuk e ka mbyllur kurre porten, por perkundrazi dhe Interi nderkohe eshte e varur nga dy fije peri me Paris Saint Germain: nese skuadra franceze do te bleje Icardin (klauzola prej 70 milione eurosh skadon ne fund te majit, Leonardo po tenton nje ulje te cmimit), nuk do i beje asnje propozim rinovimi Cavanit.”

“Nderkohe, Interi do te merte nje goditje te dyfishte dhe te rende nese do te ndodhe e kunderta: pra nese Icardi rikthehet dhe Cavani qendron ne Paris.”

GODITJA E FUNDIT – “Dy sulmues TOP, por edhe nje i ri Italian qe do i lejoje Contes qe te vazhdoje punen e nisur me Barella, Sensi apo Bastini.”

“Dy emra te nenvizuar me te verdhe per Marotten: Chiesa dhe Tonali (eshte edhe Castrovilli, por Fiorentina ben shurdhin per te).”

“Mbi te dy ata eshte konkurenca e forte e Juventusit: ne kete moment ndjesia eshte se Interi preferon Chiesa, mbase kjo sepse Conte ben tifo qe ne mesfushe te vije Vidal.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.