Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

513 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Suning, zbulohet levizja e pare e Steven Zhang per Interin e se ardhmes: “Menjehere do te…”

Suning, zbulohet levizja e pare e Steven Zhang per Interin e se ardhmes: “Menjehere do te…”
Inter Club Staff

Suning nuk ka aspak deshire qe te largohet nga timoni i Interit dhe sidomos tani qe me te gjitha gjasat Interi do te shpallet kampione.

Pronaret kinez (qe do te behen edhe Kompania e pare e huaj qe do te fitojne nje Kampionat te Serie A), kane shansin e arte qe te bejne qe e gjithe bota te flase per suksesin e tyre.

Por jo vetem kaq, me sa duket Steven Zhang i ka idete shume te qarta: deshira dhe vullneti i presidentit te Interit jane qe te konsolidoje ne maksimum projektin aktual te tranjerit Conte.

Si? Duke rinovuar si fillim kontraten e tranjerit, e duke zgjatur keshtu ne kohe bashkepunimin e zikalterve me te. Niccolò Ceccarini ka zbuluar edhe detajet per Tuttomercatoweb.com.

“Ne kete moment qe po flasim, argumenti Conte eshte nje argument i nxehte tek Interi me tranjerin qe ne fund te sezonit do te kete edhe nje vit ne kontrate.”

“Klubi po afrohet shume me nje Skudeto qe mungon prej 10 vitesh ne Milanon zikalter dhe Zhang po mendon per nje zgjatje te raportit me Conten.”

“Tranjeri zikalter ka nje deshire te madhe te qendroje por shume do te varet edhe nga klubi dhe nga mundesite e Interit per ta bere kete realitet.”

“Normalisht, Conte ka edhe disa kerkesa ekstra si nje merkato me e kenaqshme se ajo e veres se kaluar, por ky eshte nje diskutim tjeter qe mbase do te behet me vone.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.