Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

836 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Super Deporte – Inter-Cancelo, askush nuk e di, por ka nje klauzole ne marreveshje qe thote…

Super Deporte – Inter-Cancelo, askush nuk e di, por ka nje klauzole ne marreveshje qe thote…
Inter Club Staff

“Blerja e Cancelos? Nuk dua te bej perqindje tani. Por do ju them qe lojtari ka nje kontrate me Interin te vlefshme per 4 vitet e ardhshme. Me shume se kaq. Nese do arrijme te paguajme parate tek Valencia, ai eshte nje lojtar i Interit me te drejta te plota. Kontrata eshte nenshkruar dhe depozituar ne federate.”

Keto kane qene fjalet e drejtorit sportiv te Interit, Piero Ausilio, pak perpara ndeshjes ne Bentegodit ndaj Chievos te fituar me pas me rezultatin 1-2 nga Interi.

Fjale teper te rendesishme per te ardhmen e mbrojtesit me te perfolur tek zikalterit, Joao Cancelo.

Pikerisht per kete gje ka shkruar kete mengjes e perditshmja spanjolle, Super Deporte qe ka zbuluar nje detaj mjaft interesant per sa i perket marreveshjes Inter-Valencia te sigluar ne veren e kaluar dhe qe nuk ishte bere e ditur me pare, gjithmone nese eshte e vertete.

Ja cfare ka shkruar Super Deporte:

“Fjalet e Ausilios nuk jane dicka e vogel, por nje tregues i qarte se Interi ka ne dore Cancelon dhe se do te beje gjithcka per ta mbajtur ate.”

“Zikalterit – gjithmone sipas medias valenciane – ne kontraten e nenshkruar me Valencian, kane nje klauzole ku blerja e Cancelos behet automatike ne rast se Interi do te kualifikohet ne Champions Leguen e 2017-2018.”

“Por edhe ne rast mos kualifikimi, Interi e ka njesoj te drejten e blerjes, thjesht nuk eshte e detyruar.”

Keshtu, ne shtepine zikalter, nje kualifikim ne Champions League do te sillte lajme te mira te dyfishta per tifozet e Intert qe Cancelon tashme e kane nder lojtaret e preferuar te ketij Interi.

[interaction id=”5add956679728075959ecb1a”]

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.