Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,135 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SUPER LAJM – Brenda 30 qershorit nje super sponsor nga Kina: ja detajet!

SUPER LAJM – Brenda 30 qershorit nje super sponsor nga Kina: ja detajet!
Inter Club Staff

Interi ne vitet e fundit ka pasur gjithmone shqetesim per Fair Play Financiar, por ne nje menyre apo ne nje tjeter ja ka dale gjithmone te jete ne rregull me dokumentacionin dhe bilancin kur vinte puna te dilte perpara UEFA-s. 

Qe ne kohen e Thohir, zikalterit ja kishin arritur disa here te mos i thyenin rregullat, por edhe me pas me Suning vjet, kur zikalterit kishin nje deficit mjaft te madh, ja arriten qe te mbushnin vrimat ne bilanc me sponsora nga Kina dhe sponsorizimin e qendres stervitore Appiano Gentile qe u quajt “Qendra Stervitore Suning ne Appiano Gentile ne kujtim te Angelo Morattit” si dhe qendra stervitore e te rinjve Giacinto Facchetti qe u quajt “Qendra Stervitore Suning ne kujtim te Giacinto Fachettit’. 

Keto dy levizje shume te bukura, arriten te sillnin diku tek 30 milione euro ne sezon per Interin direkt nga pronaret e saj, por me nje kontrate sponsorizuese.

Per te mos harruar as sponsorizimin ne bluzat e stervitjes, ku Suning eshte sponsor teknik. 

Por nuk mbaroi me kaq: shume marreveshje te tjera sponsorizuese jane lidhur me kompani te tjera kineze qe tek ato qe shesin elektroshtepiake e deri tek ato kompani qe tregetojne edhe vere me logon e Interit. Me pak fjale, tregu aziatik e nxori nga situata Interin vjet pa shitur asnje lojtar te madh.

Duket se i njejti skenar do te perseritet edhe kete sezon me zikalterit qe po hasin disa veshtiresi ne rekuperimin e 40 milione eurove per FPF deri me 30 qershor 2018, date kur mbyllet bilanci.

Duket se sipas asaj qe tregon Corriere dello Sport, do te jete perseri Kina (Suning eshte nga pas) qe do te sjelle nje super sponsor dhe nje super lajm per Interin dhe tifozet zikalter: brenda 30 qershorit do e prezantohet nje sponsor i madh, qe pritet te sjelle jo pak para tek zikalterit pikerisht per FPF.

Ne Milano mendohet se behet fjale per kompanine gjigande telefonike Xiaomi, e cila kohet e fundit ka hapur edhe nje dyqan ne Milano dhe po pritet te behet prezantimi i madh.

Gjithesesi asnje burim nga klubi nuk ka dashur ta komentoje kete lajm, qe pritet te konfirmohet ne ditet ne vazhdim.

Vlen per tu permendur fakti qe Icardi ka marre pjese ne disa evente ne Milano per Xiaomi si dhe ka nenshkruar nje kontrate me ta vetem disa muaj me pare. Keto jane disa nga detajet qe shtyjne mediat ne Itali se eshte pikerisht Xiaomi qe deshiron te hyje fuqishem ne tregun italian sponsori i ardhshem i Interit.

Sa here zikalterit kane veshtiresi me financat, eshte Suning qe nderhyn per te vene gjithcka ne vije dhe shpeton Interin nga ndonje sanksion i mundshem i UEFA-s, pavarsisht veshtiresite e medha me qeverine Kineze qe ka bllokuar investimet jashte Kines sidomos ne sport.

Gjithesesi, per momentin siguria me e madhe qe ka Interi eshte pikerisht SUNING.

Nderkohe, nuk mund te thuhet e njejta gje per pjesen tjeter te Milanos ku gjithcka duket e zymte…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.