Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

375 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Super League, Ceferin paralajmeron denime te renda per klubet: “Interin e fus tek lista e klubeve qe…”

Super League, Ceferin paralajmeron denime te renda per klubet: “Interin e fus tek lista e klubeve qe…”
Inter Club Staff

Ne nje intervidte per Daily Mail, Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka folur per projektin e Super League dhe ka paralajmeruar denime te renda per klubet.

“Sforcimi i bashkuar i UEFA-s, tifozet, dhe komuniteti i futbollit, te cilet u bene te gjithe bashke, kane treguar se jo cdo gje eshte ne shitje.”

“Nuk mund te vish me miliardat e te thuash: nuk me intereson tradita, historia, gjerat qe dashuron, sepse kam mundesine te blej cdo gje qe dua.”

“Kjo gje nuk behet dhe ne e treguam kete gje.”

Me pas Ceferin ve ne shenjester Barcelonen, Real Madrid dhe Juventusin te cilet kane qene nismetaret e kesaj ideje.

Por ne te njejten kohe, ai deshiron qe te gjitha klubet te marrin pergjegjesite qe meritojne si dhe denimet perkatese edhe pse nuk e tregon se si.

“Te gjithe duhet te marrin me vete peshen dhe pasojat e asaj qe kane tentuar te bejne. Nuk mund te themi se nuk dndohi asgje.”

“Nuk mund te besh dicka te tille dhe te tdalesh te thuash “u denova sepse te gjithe me urrejne”. Jo. Nuk mund ta besh kete.”

“Ata nuk kane probleme me askend por vetem me veten e tyre. Nuk eshte dicka e mire ajo qe kane bere dhe te shohim ne ditet e ardhshme se cfare do te ndodhe.”

“Por per mua ka nje diference te madhe ndermjet klubeve angleze dhe gjashte klubeve te tjera.”

“Anglezet jane terhequr te parat, e kane pranuar qe kane bere nje gabim dhe duhet te jesh vertete i madh te besh dicka te tille.”

“Pastaj Inter, Milan dhe Atletico Madrid qe jane terhequr pas tyre bejne pjese ne nje minigrup tjeter dhe ne fund jane klubet qe mendojne se toka eshte e sheshte dhe se Super League ekziston akoma.”

“E ka nje diference te madhe ndermjet ketyre grupeve. Por te gjithe do te quhen pergjegjes per ate qe ndodhi.”

“Ne cfare menyre, do ta shohim. Nuk dua te flas per procese disiplinare por duhet te jete e qarte qe secili do te trajtohet ndryshe.”

“Po denim? Eshte akoma heret per te folur. Por pergjegjesit do te paguajne per ate qe kane bere.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.