Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

544 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Super League, Interi perfundon ne gjyq me Perez dhe JP Morgan? “Ne kontrate thuhet qarte se…”

Super League, Interi perfundon ne gjyq me Perez dhe JP Morgan? “Ne kontrate thuhet qarte se…”
Inter Club Staff

Me sa duket ceshtja Super League nuk ka mbaruar. Nje nga pyetjet diten e sotme tregon fare mire edhe rreziqet qe i kanosen Interit dhe skuadrave te tjera qe jane terhequr.

A do te kete penalitete per tu paguar nga klubet qe jane terhequr nga kompeticioni qe kishte si ideatore Perez dhe Agnelli?

Dhe pergjigja e kesaj pyetje ka ardhur nga Financial Times, qe ka publikuar edhe detajet e marreveshjes ndermjet klubeve.

Te gjitha klubet qe do te braktinin kete ide perpara qershorit 2025, do duhej qe te lajmeronin ESL te pakten nje sezon perpara.

Ne kete sens, JP Morgan me pas do te hidhte ne gjyq skuadrat dhe do te tentonte te perfitonte pjesen perkatese prej 3,25 miliardesh qe do i ishin paguar me pare.

Por sipas Financiak Times, sanksionet jane te lidhura edhe me klauzolen e largimit qe cdo klub e ka pasur ne kontrate.

Kjo shifer varet direkt nga te ardhurat e klubit dhe nga shuma qe ato do te perfitonin nese Super League do te kishte filluar.

“Sipas shume burimeve afer ESL, 12 klubet qe kane pranuar te firmosin, tashme jane te detyruar te paguajne penalitete ndaj Perez dhe JP Morgan.”

“Super Liga Europiane mund te vendose te hedhe ne gjyq te gjithe ata qe jane larguar. Por duket se me te rrezikuarit jane ata qe jane larguar te paret, sepse te tjeret mund te mbrohen me faktin se vendimi i tyre ishte thjesht pasoje.”

“Por per shumen e penalitetit ende nuk ka siguri. E sigurt ne kete moment eshte se ESL nuk merr fund per te 12 klubet kaq shpejt por do te kete te reja edhe ne muajt e vitet ne vazhdim, pse jo.

“Inter ne Itali, Atletico ne Spanje dhe klubet angleze mund te perfundojne te gjitha ne gjyq me Perez dhe JP Morgan nje dite nese do te refuzonin te beheshin pjese ne te ardhmen deri ne vitin 2025.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.