Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 18, 2018

Scroll to top

Top

746 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Super oferte nga Bayern per Milan Skriniar: ja detajet dhe shifrat! Por Interi…

Super oferte nga Bayern per Milan Skriniar: ja detajet dhe shifrat! Por Interi…
Inter Club Staff

Te gjithe duan Milan Skriniar: pas United dhe Barcelona, tashme nje skuader tjeter e madhe Europiane ka shprehur interesin per mbrojtesin gjigand zikalter. 

Por me sa duket, Interi i ka mbyllur duart qe ne fillim.

Kete gje e ka treguar Tuttosport qe ka treguar edhe detajet e ofertes dhe qellimet e Interit:

“Mbrojtesi sllovak i Interit mbetet nje objekt deshire e klubeve me te medha ne Europe. Interi ne janar refuzoi 65 milione euro nga Manchester City dhe i ka thene jo kerkesave te Barcelones dhe Manchester United ne vere.”

“Por me sa duket, kjo gje nuk ka zbrapsur pretendentet per te me United qe mbetet shume e interesuar deri me tani por ne oret e fundit eshte regjistruar nje interes i larte edhe nga ana e Bayern Munich.”

“Gjermanet nuk e kane nisur mire sezonin dhe duan qe te bejne nje investim te rendesishem ne janar per mbrojtjen e tyre.”

“Mendohet se oferta e tyre do te kapi shifren e 80 milione eurove dhe pritet te behet ne janar.”

“Gjithesesi pergjigja e Interit ka qene ajo e perhershmja: Skriniar nuk preket, eshte i pashitshem.”

“Por ajo pergjigje ka pasur edhe nje shkrim ne fund qe lexon: pa 80 milione euro as nuk ulemi ne tavoline per te diskutuar.”

Nderkohe 23 vjecari qendror cilesohet ne kete moment si nje nga mbrojtesat me te mire ne bote dhe nuk mund te vleje me pak se Van Dijk (mendojne drejtuesit e Interit) qe u ble nga Liverpool janarin e shkuar per 85 milione euro.

Related image

“Nder te tjera, Interi dhe agjenti i lojtarit kane muaj qe po negociojne rinovimin e kontrates.”

“Deri me tani Interi ka ofruar 2,5 milione euro ne sezon dhe 3,5 milione eshte kerkesa e agjentit te lojtarit. Por klubi zikalter eshte i qete dhe e di qe ka nje kontrate deri ne 2022 qe e ve Interin ne nje pozicion te sigurt.”

“Pastaj lojtari sa here i jepet mundesia e tregon se eshte mjaft i lidhur me klubin e zikelter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.