Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

804 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Super Palacio, por surprizat jane Jonathan dhe Alvarez

Gazzetta – Super Palacio, por surprizat jane Jonathan dhe Alvarez
Xhorxh Gellci

Ne Interin e shkelqyer qe fluturon ne Catania, me i miri ne fushe, sipas Gazzetta dello Sport, eshte Palacio (7,5). Roli i tij kryesor eshte si nje sulmues i dyte, por edhe si i pare nuk e humbet aspak kualitetin. Goli i 1-0 eshte prej nje sulmuesi te vertete: Rodrigo gjendet i gatshem ne krosin e Jonathan. Asist per Nagatomon ne golin e dyte eshte per manual futbolli. Per pjesen tjeter mbulon mire sulmin, ashtu sic i ka thene Mazzarri. Eshte vetem java e dyte, por Rodrigol eshte ne nje forme super. Por nese argjentinasi eshte nje siguri, transferta e Catanias i jep Mazzarrit dy lojtare qe duken te rilindur: Jonathan dhe Alvarez. I pari (nota 7) duket nje njeri tjeter. Kontrollon krahun, kroson, driblon. Ne pjesen e pare provon edhe te shenoje, ndersa aksioni qe shpie ne golin e Palacios eshte nje kryeveper. Ne pjesen e dyte, pervec se nuk humb rastin per te sulmuar, kujdeset shume edhe per fazen mbrojtese dhe mbyll ndeshjen duke u rritur: i shkelqyer.

Aspekti tjeter pozitiv eshte Alvarez. Fillon si sulmues i dyte, dhe ne pjesen e dyte pozicionohet ne krah. Sulmon, mbron dhe shenon nje super-gol. Shume mire. Per pjesen tjeter, prova e disate madheshtore e Campagnaro (nota 7). I paster dhe i sigurte, i jep siguri gjithe mbrojtjes. I vetmi aspekt negativ mund te quhet Kovacic (nota 5), por nuk ka asgje per t’u shqetesuar. Mungesa e pregatitjes po ndjehet pak. Nuk eshte ne diten e tij dhe duket, humbet shume topa. Merr dhe nje goditje dhe ndeshja e tij perfundon. Duhet pak durim dhe gjithashtu shume pune.

Nota 7 edhe per Nagatomo, ndersa Handanovic, Ranocchia dhe Juan Jesus marrin 6,5. Note mjaftueshmerie (6) per Guarin, Cambiasso, Taider dhe Belfodil.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.