Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,610 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SuperBomberi Icardi, hapave te Militos. Ne pritje te rinovimit.

SuperBomberi Icardi, hapave te Militos. Ne pritje te rinovimit.
Adonis Rexha

Mauro Icardi, duke perfshire paraqitjen, golat dhe rinovimin. Argjentinasi eshte duke e vertetuar kete sezone se eshte shume i vlefshem, viti i pare qe eshte startues standard duke shenuar edhe 14 gola, 10 ne lige dhe 4 ne Europe. Numra prej nje bomberi te vertete, duke e llogaritur edhe moshen e tij te re dhe vazhdimsine e skuadres e cila nuk ka ecur gjithmone ne nivele te medha koheve te fundit.

Cfare Bomberi – Dhe tani fillojne krahasimet me ish-sulmuesit zikalter: Qe nga tripleta e tutje, bomberet e rundit te pare te sezonit ishin: Palacio, Eto’o dhe Milito. Diego eshte i pari ne liste (sezoni 2009-10) me 11 gola te realizuar ne gjysmen e pare te kampionatit. Sot Mauro Icardi eshte vetem nje gol larg Militos dhe tashme ka kaluar edhe Palacion (e sezonit te kaluar). Prapa, Palacio 2012-13 (5 gola), Milito 2011-12 (8 gola), Eto’o 2010-11 (9 gola). Pervec 4 golave te shenuar ne Europa League, kunder Stjarnan dhe Qarabag, Mauro ka shenuar ne kampionat kunder Sassuolos (triplete), Cesenes, Sampdorias, Veronas (dopiete), Udineses, Juventus dhe Genoa, rikujton Gazzetta dello Sport.

Rinovimi – ende mbetet nyje e pazgjidhur, gjithsesi rinovimi mund edhe te shtyhet sepse nuk ka asnje rrezik duke pare qe kontrata aktuale perfundon me 2018. Nenshkrimi qe nuk vie, pavarsisht qe Maurito e ka perseritur shpesh here koheve te fundit qe deshira e tij eshte qe te qendroje gjate ne Inter. Nyja duket te jete tek te drejtat e imazhit, sqaron Gazzetta: “Interi mund ta takoje lojtarin dhe ti ofroje nje rritje page dhe te ja le 50% e te ardhurave nga sponsoret qe kane te bejne me te”.

Gjithqka mund te ndodhe! Si zakonisht, gjithmone ka thashetheme rreth transfermit te tij. Mbi te gjitha ekipet qe jane permendur me shume jane Atletico Madrid dhe Chelsea, me Simeone dhe Mourinho adhurues te sulmuesit Argjentinas. Nderkohe Maurito, pas bonuseve te arritura me 6 dhe 12 gola, tani qellimi i tij eshte arritja e bonusit prej 18 golave. Nje sinjal tjeter i mire per deshire per rinovim dhe qendrim ne Milano.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.