Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

591 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SURPRIZA – Priten te reja shume shpejt? Dje ne dreke me Zhang ishte edhe Xu Jiayin: ja kush eshte

SURPRIZA – Priten te reja shume shpejt? Dje ne dreke me Zhang ishte edhe Xu Jiayin: ja kush eshte
Inter Club Staff

Jindong Zhang eshte ne Itali me rastin e ndeshjes se pare te Interit ne Champions League por edhe per ceshtje te tjera qe kane te bejne me te ardhmen e Interit.

Diten e djeshme, pas vizites ne Appianp Gentile ku takoi Conten dhe skuadren, ai ka qene ne darke me Massimo Morattin, ish-pronar te Interit bashke me djalin e tij Steven dhe te gjithe drejtuesit e Interit.

Bashke me ta kane qene edhe shume njerez te rendesishem te biznesit ne Kine. Nder ta, sipas asaj qe zbulon FcInter1908.it, ka qene edhe nje njeri shume i fuqishem qe quhet Xu Jiayin.

Kush eshte Xu Jiayin qe per interistat eshte nje emer i ri por per boten e futbollit nuk eshte aspak i tille?

Ai eshte pronari i Guangzhou Evergrande ne Kine. Po cfare perfaqeson ai? Xu ka qene njeriu me i pasur i Kines deri en 2017. Ne kete moment ai eshte personi i trete me i pasur me nje pasuri prej 27,5 miliarde dollaresh.

Ai zoteron biznesin e dyte me te madh ne bote te tregut te imobilareve ne rang shitjesh.

Ne 2017 ndermjet Suning dhe Evergrande eshte zyrtarizuar edhe marreveshja e bashkepunimit e cila zgjat edhe sot.

A do te kete ndikim kjo marreveshje tek Interi tashme pas darkes se djeshme? Ne fakt ka shume kohe qe flitet per nje sponsor shume te rendesishem qe mund te futet tek Interi dhe emrat qe kane qarkulluar kane qene te shumte, por nese Evergrande do te futet si sponsor, me siguri qe te ardhurat e Interit do te rriteshin menjehere shume.

Darka e djeshme ndermjet Zhang, njeriut te trete me te pasur ne kine, disa sipermarresve te rendesishem te tjere dhe drejtuesve te Interit te ben te mendosh qe dicka e rendesishme po gatuhet.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.