Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

218 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Suso: “A e dini qe kam qene shume afer Interit kur ishte Spalletti? Ai me tha ne ate kohe qe me shikonte si perfekt per skemen e tij!

Suso: “A e dini qe kam qene shume afer Interit kur ishte Spalletti? Ai me tha ne ate kohe qe me shikonte si perfekt per skemen e tij!
Inter Club Staff

Suso ka dhene nje interviste ne lidhje direkte me Sky Sport ku ka folur per eksperiencen e tij ne Itali tek Milani, por jo vetem. 

Nder shume gjerat qe ai tregoi, ishte edhe nje histori se si ai ka qene shume afer Interit gjate kohes se tij tek Milani.

“Une jam stervitur shume tek Milano dhe futbolli italian me ka shijuar shume. Italia me ka bere nje lojtar futbolli.”

“Do te me pelqente patjeter qe ne te ardhmen te rikthehesha aty. Kam kaluar shume muaj te bukur ne ate vend.”

“A eshte e vertete qe me ka kerkuar Interi dhe a kam qene afer tyre kur ishte Spalletti? Eshte e vertete, po. Kemi folur me Monchin e Romes, por nuk ishte nje diskutim real.”

“Nderkohe me Interin ka qene nje oferte e vertete dhe eshte e vertete qe kam folur ne ate kohe me Spallettin.”

“Ai donte te me merrte tek Interi dhe me siguroi se do te isha nje lojtar i rendesishem, me premtoi qe me te do te behesha nje lojtar me i mire.”

“Ne ate kohe ata luanin shume mire. Sistemi i lojes se Interit ishte perfekt per mua dhe ne syte e mi, Spalletti eshte nje tranjer i madh.”

“Por ne ate kohe me vinte keq te nderroja skuader. Ne Spanje eshte dicka shume e keqe te nderrosh skuader brenda qytetit. Nuk do te nderroja as shtepi dhe asnje shperngulje, e gjitha ishte e cuditshme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.