
Suso i gatshem te transferohet te Interi! Ausilio per spanjollin ofron Candrevan kurse Milan…
Gianluca Di Marzio pak minuta me pare dha lajmin se Interi ka bere nje tentative per spanjollin e Milanit, Suso.
Milani tashme eshte i vetdijshem per kete kontakt nga ana e Interit me agjentin e spanjollit dhe po pret qe te pranoj nje oferte zyrtare nga ana e zikalterve.
Dhe, sic raporton serish Di Marzio, Interi mund te fus ne marreveshje italianin Antonio Candreva si pjese shkembimi.
Por ne anen tjeter Milani, nese do te shiste Suson te Interi, do te preferonte kroatin Marcelo Brozovic qe Massimiliano Mirabelli e njeh mjaft mire pasi ka punuar per ta sjellur te Interi.
Ne mediat italiane ne keto momente qarkullojne gjithashtu zera se pervec Brozovic, kuqezinjte do te ishin te interesuar edhe per Ivan Perisic.
Megjithate jane shume te pakta gjasat, per te mos thene zero, qe njeri prej Brozovic apo Perisic te perfundoj te Milani. Gjithashtu duket se spanjolli Suso do te ishte i gatshem qe te transferohet menjehere te Interi.