Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,599 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Syte e Katarit mbi Icardi. Vjen nga ai thesari per sulmuesin?

Syte e Katarit mbi Icardi. Vjen nga ai thesari per sulmuesin?
Ardi Deda

Ne ditet e fundit mund te kete ardhur per Interin nje oferte e nje fondi anglez me aksioniste dhe kapital nga Katari. Por ka me shume; bisedimet me Interin duhet te kene filluar tashme, dhe klubi nuk i ka mbyllur dyert. Ideja e ketyre aksionisteve mund te jete ajo per te sjelle argjentinasin ne Madrid per te zevendesuar Diego Costa i cili me shume mundesi do te largohet. Ceshtja Icardi eshte e lidhur ngushtesisht me levizjet e ardhshme ne merkato te zikalterve. Objektivi per sezonin e ardhshem, ne fakt, eshte ai per te sjelle ne Milano nje sulmues me nivel. Emrat jane te ndryshem, nga Torres tek Eto’o, Morata dhe Dzeko dhe eshte e qarte se nese do vinte njeri prej ketyre do te kishte bluzen e titullarit duke shoqeruar Palacio, duke e bere Icardi zgjedhje te trete. Gjithcka normale, me futjen ne kupat e europes organika e sulmit te zikalterve do te jete me kater ose pese elemente dhe do te kishte hapesira per te gjithe.

Megjithate eshte i vertete dhe fakti qe arkat e zikalterve nuk jane plot, dhe nese do te vinte nje oferte e rendesishme mund te ulen ne tavoline. Diskutim qe nuk vlen vetem per Icardi, por edhe per Guarin, fakti qe ka rinovuar nuk do te thote qe eshte i pashitshem, gjithashtu edhe per Kovacic i cili ka shume admirues ne Europe. Kujdes dhe per Handanovic, per zevendesimin e te cilit Inter ka zgjidhjen brenda ne shtepi dhe ai eshte Bardi. Deri me sot, megjithate, nese do te vinte nje oferte konkrete kandidat per tu nisur eshte Icardi.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags