Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,309 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Taider: “Mazzarri me kerkonte prej dy vjetesh. Man Utd? Tashme jam tek Interi dhe…”

Taider: “Mazzarri me kerkonte prej dy vjetesh. Man Utd? Tashme jam tek Interi dhe…”
Ardis
  • On 30/08/2013, 12:27

Mbas prezantimit te djeshem ne Appiano Gentile, Saphir Taider, mesfushori i ri i Interit ka leshuar nje interviste te gjate ne mikrofonat e gazetes sportive algjeriane Le Buteur, ku flet per skuadren e re, por edhe per kombetaren algjeriane dhe per objektivat personale.

Saphir, karriera jote futbollistike po njeh rritje ne keto jave: zgjedhja e kombetares algjeriane, tashme lojtar i Interit. Si e keni menaxhuar kete sukses ne rritje?
“Une nuk do ta quaja sukses. Sigurisht, eshte e vertete qe cdo gje po me shkon mire kohet e fundit: jam i lumtur per transferimin tim te Interi, por nuk e konsideroj si nje qellim me vete. Per me teper, e konsideroj si nje frut te nje pune te gjate. Jam nje person qe me pelqen te shkoj ne limitet e mia. Se jam ketu, nuk eshte vetem prestigji i klubit, por edhe per te luajtur dhe per tu rritur, akoma me shume per te fituar tituj. Kam deshire te rritem akoma me shume”.

Eshte folur se ka pasur interesim te Manchester United per ju. Ka pasur ndonjehere oferte konkrete?
“Jo absolutisht. Mendoj se nuk ka pasur asnje oferte. Dhe ne cdo rast nuk kam qene ne dijeni. Pastaj, dihet shume mire, se sa spekulojne gazetat. Por po e perseris edhe njehere, nuk ka pasur asnje oferte te asnje tipi”.

Cila ka qene tema e bisedes me Mazzarrin, kur keni ardhur tek Interi?
“Bashkebisedimi me te ishte shume motivues. Ju e dini qe ai me njeh mire: me ka thene qe me kerkonte qe prej dy vitesh, dhe se me donte ne skuadren e tij”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags