Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,069 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Taider prezantohet: “Inter, enderrojme te fitojme gjithçka. Une me Belfodil…”

Taider prezantohet: “Inter, enderrojme te fitojme gjithçka. Une me Belfodil…”
Andi Prifti

Intervista e pare si lojtar i Interit per Saphir Taider: mesfushori franko-algjerian eshte prezantuar tek tifozet interiste duke folur per transferimin e tij, per kenaqesine e ardhjes ne klubin zikalter, per gezimin qe mund te luaje me Ishak Belfodil, mikun e tij te Kombetares.

Nje lojtar tjeter, nje mesfushor i ri me shume vlera dhe cilesi, Saphir Taïder. Mireseerdhet tek Interi:

Faleminderit, jam shume i kenaqur qe jam ketu, e dime te gjithe qe Interi eshte nje skuader e madhe dhe jam i lumtur.

Ti mund te luash ne mesfushe, je i pershtatshem dhe di te adoptohesh gjithmone.

Po, me pelqen te luftoj dhe te vrapoj per te ndihmuar skuadren ne fazen difensive dhe ofensive. Bej gjithçka per te dhene maksimumin ne fushe.

Nga Franca ne Itali, formimi juaj si futbollist eshte bere ketu?

Isha i ri kur kam luajtur ne France dhe futbollin e vertete e kam njohur ketu, kam bere shume sakrifica per te ardhur ketu ne nje moshe te re dhe tani mund te them qe puna paguhet dhe jam i lumtur qe jam ketu. Ishte nje objektiv sportiv i imi dhe tani kam akoma shume per te punuar.

Belfodil dhe Taider, qe sot e tutje jane ne gjithe Interiste ne Algjeri?

Eshte e vertete (qesh). Ishak e beri debutimin e tij nje jave me pare, ishte i kenaqur dhe tani jemi te lumtur qe do luajme bashke tek Interi.

Çfare pret nga kjo aventure?

Pres qe te rritem dhe te punoj shume. Pa pune nuk merr gje dhe keshtu eshte e rendesishme te punoj çdo dite dhe te rritem bashke me trajnerin dhe shoqerine qe me kane dhene besim. Ne enderrojme te fitojme gjithçka. Interi eshte nje skuader shume e madhe qe i ka fituar te gjitha ne historine e saj dhe ne te rinjte do perpiqemi te japim maksimumin.

Keni nje kreshte per te cilen kujdeseni. Do e ndryshoni ngjyren?

Jo,jo…(qesh). Do qendroje keshtu!

Fat te mbare, dhe shpresojme qe te kalosh vite te rendesishme si zikalter.

Shpresoj dhe une! Faleminderit…


© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.