Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,049 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Taider: “Scudetto, ne besojme. Kovacic, Guarin, roli im dhe Juventus…”

Taider: “Scudetto, ne besojme. Kovacic, Guarin, roli im dhe Juventus…”
Xhorxh Gellci

Dite prezantimi per te ardhurin e ri Saphir Taider, perforcimi per mesfushen i ardhur nga Bologna, qe ka provuar shijen e San Siros per disa minuta te diel kunder Genoas. Sot eshte prezantuar per here te pare para shtypit, dhe inter.al ju sjell fjalet e plota te tij:

Beson tek Scudetto? Je i bindur?
“Interi eshte nje shoqeri e madhe, ne mendojme vetem te japim maksimumin ne fushe, me pune. Mendojme te punojme dhe te djersijme per kete fanelle, sepse per tifoze keshtu duhet te japesh gjithcka.”

Ku preferon te luash? Eshte me mire te luash me Guarin dhe Kovacic qe jane te orientuar te sulmojne?
“Une mendoj te ndihmoj skuadren, ne mesfushe nuk kam nje rol te preferuar. Ne lojtaret duhet te stervitemi ne maksimum, per t’i treguar trajnerit qe jemi ne gjendje te zbresim ne fushe te dielen. Do te jete nje sezon i gjate. Guarin dhe Kovacic jane te rendesishem, jemi te gjithe te rendesishem per skuadren, sepse nese vjen tek Inter, do te thote qe ke bere mire me pare. Kemi te gjithe te njejtin objektiv.”

Pse Interi mund te jete i frikshem?
“Nuk e di nese do jemi te frikshem apo jo, por une nuk kam patur kurre frike nga askush. Cdo here qe zbresim ne fushe, do e bejme per te fituar, sepse kjo fanelle na jep forcen per te bere maksimumin ne cdo ndeshje.”

Ke qene nje lojtar edhe i Juventus? Cfare nuk ka shkuar mire?
“Nuk e di, flisnin shoqerite, por une mendoja vetem te beja mire me Bolognen sepse ishte ajo qe me interesonte.”

Eshte momenti i duhur per te ardhur tek Inter?
“Po, sipas meje po, sepse kam enderruar gjithmone nje skuader te madhe, qe i vogel. Tani jam tek Inter, do te bej gjithcka per kete shoqeri, dhe shpresoj te qendroj sa me gjate te jete e mundur.”

Kishte skuadra te tjera pas teje, por ke preferuar te vish tek Inter?
“Jo, kam shkuar ne Kombetare me pare dhe ne pregatitjen verore me Bolognen, pas pushimeve. Kur kam marre vesh per Interin dhe marreveshjen me Bolognen, jam gezuar shume. Objektivi sportiv im ka qene gjithmone te vij ne nje klub te madh, dhe Interi eshte…”

Je ketu ne bashkepronesi. Je ne kerkim te nje konfirmimi, mund te ndryshoje dicka ne menyren tende te lojes?
“Kur beson tek ajo qe mund te besh, nuk ke asnje problem. Une jam besues, nuk kam probleme, e njoh veten shume mire, dhe keto gjera ketu nuk me shqetesojne aspak.”

Sa ndikon fakti qe nuk ke bere pregatitjen verore me Mazzarrin?
“Fizikisht jam gati, gjuhen futbollistike e njohim te gjithe. Te jem mire fizikisht eshte gjeja me e rendesishme dhe nuk kam aspak frike ne kete drejtim, edhe sepse trajneri me ka hedhur ne fushe nje here.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags