Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

653 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Taider: “Vitin tjeter do luaj tek Interi.” Tratativa per M’Vila…

Taider: “Vitin tjeter do luaj tek Interi.” Tratativa per M’Vila…
Xhorxh Gellci

Ne fund te ndeshjes Gjermani-Algjeri, qe ka mbyllur Boterorin e Saphir Taider, mesfushori zikalter ka folur ne mikrofonat e Sky Sport: “Isha i perqendruar me Kombetaren. Kemi bere nje Boteror te madh, tani shkoj me pushime sepse kam nje vit qe jam ne fushe, prandaj duhet te clodhem dhe pastaj do shohim, por do te jem nje lojtar i Interit per vitin e ardhshem. Deshiroj te qendroj? Inter eshte nje skuader qe beson tek une, trajneri beson tek une, kam folur me te, me ka dhene shume besim dhe jam i kenaqur qe jam ne Milano sepse jam rritur shume edhe pse nuk kam luajtur shume ndeshje, por duhet te rritem akoma. Inter eshte nje shoqeri e madhe, une dua te permiresohem tek ajo skuader.”

Pas ketyre fjaleve, tek Sky Sport shpjegojne se operacioni M’Vila eshte ngushtesisht i lidhur me kalimin e Taider tek Rubin Kazan. Por sipas fjaleve te algjerianit, ai nuk preferon nje kalim ne Rusi. Kete jave do te kuptohet nese deshira e tij do te beje te deshtoje tratativa me Rubin, e cila eshte praktikisht e mbyllur, pasi eshte arritur marreveshja me lojtarin dhe me klubin rus. Gjithsesi, eshte shpejt per te folur nje frenim…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.