Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | February 26, 2021

Scroll to top

Top

1,111 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Takim Conte-Zhang: ja dy lojtaret qe i ka kerkuar tekniku italian direkt presidentit zikalter

Takim Conte-Zhang: ja dy lojtaret qe i ka kerkuar tekniku italian direkt presidentit zikalter
Inter Club Staff

Tashme Interi po pergatit ndeshjen e pare ne Serie A ndaj Lecces diten e hene, por nderkohe drejtuesit nga ana e tyre po tentojne te pergatisin terrenin per goditjet e fundit ne merkato.

Ne loje eshte dicka shume e rendesishme: qe te kompletohet skuadra e Antonio Contes nje ore e me pare sepse sezoni eshte shume i gjate dhe ambicjet jane shume te medha.

Sipas mediave italiane sot, drejtesit zikalter e kane marre shume qarte mesazhin me te fundit te tranjerit zikalter qe ka disa nevoja perpara se merkato te mbyllet.

Ai me sa duket ka folur per kete gje me Steven Zhang, presidentin e klubit dhe pikerisht ai ka qene personi qe ka dhene urdherin final per Ausilion dhe Beppe Marotten.

Keshtu, priten dy blerje te tjera ne shtepine zikalter pas blerjeve teper te mundshme keto dite te Alexis Sanchez dhe Cristiano Biraghi.

“Conte, menjehere sapo te mbyllen keto dy operacione qe shihen si shume te mundshme, ka folur me Zhang dhe kerkon nga Suning dy sforco te fundit per te kompletuar perfundimisht organikun e Interit.”

“Ai kerkon nje sulmues qendre qe te kete peshe dhe qe mund te beje pa problem zevendesin e Lukaku (Llorente preferohet por e gjithe situata rreth Icardit ka ngadalesuar gjithcka).”

“Kerkesa e dyte e Contes eshte nje mesfushor me eksperience qe garanton muskuj por edhe gola (ndaj Lecces pritet ti takoje te beje kete pozicion Matias Vecinos). I vetmi emer i madh ne kete moment qe i afrohet kerkeses se Contes dhe nevojes se Interit eshte ai i Arturo Vidal.”

Se kush do te jene dy goditjet e fundit, vetem merkato do e tregoje. Deri me tani kerkesat e Contes jane shume te qarte per kedo ne shoqeri.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.