
Takim mes Ausilio, Thohir dhe WM ne Washington, Cardiff do 8 mln plus bonuse. Per Osvaldon…
Nga studio e Speciale Calciomercato vijne me te rejat ne lidhje me merkaton zikalter ne hyrje ne frontin e Medel dhe Osvaldo.
Cardiff ne keto ore, ka formuluar nje kunder-oferte tek Inter per ta pranuar pagesen ne 3 vite: uellsianet, ne vend te 7 milione plus 2 bonuse, duan 8 milione cash dhe 1 bonus, edhe pse Inter nuk do ta ndryshoj formulen duke u mbeshtetur ne vullnetin e lojtarit.
Nje tjeter lojtar me vullnetin qe te luaj ne Inter, eshte Osvaldo dhe ne fakt ne javen e ardhshme, ne diten e marte, nje ndermjetes zikalter, do te verifikoj nese Southampton do pranoj nje huazim me te drejte blerje. Pas lojtarit, qendron forte Olympiacos qe ka avancuar me nje oferte te favorshme per Saints.
Gjithcka mund te sqarohet dhe te diskutohet mes te dieles dhe te henes ne Washington D.C. ku do kete nje takim mes Mazzarrit, Thohir dhe Ausilio.