Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

381 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Talenti i Serie A zbulon: “Idhulli im absolut eshte Brozovic. E shoh ate qe ben dhe ai eshte nje…”

Talenti i Serie A zbulon: “Idhulli im absolut eshte Brozovic. E shoh ate qe ben dhe ai eshte nje…”
Inter Club Staff

Me sa duket ne Serie A ka shume adhurues te Marcelo Brozovic dhe lojes se tij te mrekullueshme ne fushe.

I fundit qe ka folur per te eshte Samuele Ricci, nje nga mesfushoret me te talentuar ne Itali qe sapo eshte transferuar te Torino.

Nderkohe, nga ana e tij Marcelo Brozovic eshte vetem nje hap larg rinovimit me Interin dhe kontrata eshte gati prej kohesh.

Brozovic ne keto vite ka mahnitur te gjithe me lojen e tij dhe me kapacitetin per te organizuar lojen zikalter.

Nderkohe, keto kane qene fjalet e Samuele Riccit: “Me thene te drejten, une nuk kam pasur kurre asnje poster ne dhome.”

“Ne karrieren time kam pare shume lojtare si shembuj dhe kam shume lojtare qe i adhuroj per menyren e lojes.”

“Por nese me duhet te them nje emer, une adhuroj Marcelo Brozovic. Me pelqen shume cdo gje qe ben ai.”

“Eshte perfekt ne levizje dhe eshte perfekt ne lojen pa top. Une e kam studiuar shume dhe dua te behem si ai nje dite.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.