Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | February 26, 2021

Scroll to top

Top

537 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tani ne Angli e kane kuptuar se pse Mou e deshironte Perisicin ne skuader! Nje vit me pare…

Tani ne Angli e kane kuptuar se pse Mou e deshironte Perisicin ne skuader! Nje vit me pare…
Bujar Berishaj

“Nuk ekziston nje sulmues krahu si ai, eshte unik”, ishin fjalet e Jose Mourinho ne diten e sotme per Ivan Perisic.

Dhe keshtu ne Angli kane theksuar se me ato fjale trajneri portugez ka folur per nje lojtar qe e deshironte per Manchester United e tij dhe me te cilin duket se kishte nje marreveshje por pastaj asgje nuk eshte bere.

Perisic ka dicka qe United akoma nuk e ka, nje lojtar kembengules, te drejtperdrejte dhe qe ka si pike force assistet e tij.

Pasi kishte firmosur me Lukakun, ish-trajnerit te Interit i duhej nje lojtar i tille me belgun qe ndoshta do te kishte shenuar me shume nese kroati do te ishte bashkelojtar i tij.

Bazat per nje marreveshje ishin dhe Perisic, qe flet edhe gjuhen angleze, mbase ishte pergatitur per nje jete ne Manchester ne qershorin e vitit te kaluar duke vleresuar edhe punen e Mourinhos qe kishte takuar agjentet e lojtarit ne Zagreb.

Mou eshte njoftuar edhe me personalitetin e lojtarit, me nje mentalitet luftetari te cilin e vleresonte dhe deshironte ta kishte ne skuader.

Megjithate drejtuesit e United nuk ishin kaq te sigurte sa trajneri portugez dhe jane frikesuar nga vleresimi qe Interi bente per lojtarin e tyre, me Lindelof, Matic e Lukaku qe ishin levizjet me prioritet per anglezet.

Atehere tifozet e Red Devils pyesnin veten se perse Mourinho e deshironte Perisicin dhe tani e kane marre pergjigjjen shkruhet ne nje artikull te Manchester Evening.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.