Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,096 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tassi (QS): “Ja se kush do te jete levizja e pare e madhe e Marottes tek Interi. Mund te sjelle aty…”

Tassi (QS): “Ja se kush do te jete levizja e pare e madhe e Marottes tek Interi. Mund te sjelle aty…”
Inter Club Staff

Giuseppe Tassi, editorialisti i njohur i “QS”, ka nderhyre ne nje transmetim direkt te Radio Sportiva per te folur per nje nga levizjet me te bujshme ne kampionatin italiane te koheve te fundit. 

Pra pikerisht per ardhjen e Beppe Marotta tek Interi qe nuk eshte bere ende zyrtare por do te zyrtarizohet shume shpejt.

Ja fjalet e tij: 

“Une mendoj se kalimi i tij nga Juventusi tek Interi do te ndryshoje ekuilibrat ne Serie A sepse eshte nje drejtues qe ka pasur dore teper te madhe ne fitimin e titujve te viteve te fundit tek Juventusi.”

“Per shkak te zgjedhjeve te tij dhe kapacitetit per te organizuar, Juventusi arriti aty ku eshte.”

“Nuk eshte nje rastesi qe ka dale edhe zeri se mund te sjelle tek Interi edhe Giuntoli, drejtorin sportiv te Napolit qe tek Interi mund te kete pikerisht rolin qe kishte Paratici tek Juventusi.”

“Ja, pikerisht ai mund te jete levizja e pare e madhe e Marottes tek Interi sepse te gjithe e njohin sa i zoti eshte Giuntoli.”

“Por levizjet e Marottes tek Interi nuk do te jene vetem ne merkato. Ato do te jene te orientuara te krijojne edhe nje strukture ku Interi mund te ndryshoje me te vertete fytyre dhe peshe ne Itali.”

MBI MODRIC – “Me ardhjen e Marottes, Modric mund te rikthehet te jete nje aktualitet per Interin. Kjo sepse Marotta ka raporte teper te mira me cdo klub te madh ne Europe.”

“Por nese levizja e pare ne nivel organizativ mund te jete Giuntoli, Modric mund te jete levizja e pare ne merkato per te.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.