Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,318 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Te demtuarit ne shtepine inter shtate dite nga Europa League. Shqeteson vetem Hugo

Te demtuarit ne shtepine inter shtate dite nga Europa League. Shqeteson vetem Hugo
Ardi Deda

Campagnaro, Krhin, Medel, Kuzmanovic, Dodò, Botta dhe Palacio te demtuar. Kovacic, Alvarez, Guarin, Hernanes, M’Vila dhe Osvaldo akoma jashte formes. Duke mare ne konsiderate edhe transferten ne token greke, ky eshte skenari qe prezantohet per momentin ne shtepine Inter. Ndonje problem me shume per Mazzarrin ne kuader te perballjes se dyfishte kunder Stjarman ne Europa League. Mungon vetem nje jave nga ndeshja e pare ne Islande dhe trajneri nuk di akoma se ku mund te mbeshtetet ne 100%. Me listen Uefa perpara, gjithmone duke kujtuar se eshte i lejuar nje zevendesim (por nuk eshte e thene qe eshte Medel i privilegjuari), te dhenat per lojtaret mbi te cilet mund te mbeshtetesh jane te qarta. Pertej gjendjes atletike akoma te pasigurte te ndonje futbollisti, qe do te permiresohet dite pas dite, eshte rasti te behet analiza e situates te atyre qe kane ndonej problem fizik dhe qe sot nuk i lejon te sterviten plotesisht me grupin. Por nga kuadri qe na rezulton, gjithsesi duhet te mbetemi te qete.

DODÒ – Vetem nje influence e lehte per anesorin brazilian, asgje per tu alarmuar. Disa dite pushim dhe do te kthehet ne dispozicion.

Botta – Per argjentinasin behet fjale per nje lodhje muskulare, qe do te kerkoje pak kohe qe te kaloje. Nuk ka udhetuar ne Greqi, por kunder Stjarman duhet te jete.

Khrin – Nje prej te demtuarve te fundit. Diagnoza eshte ndrydhje ne gju, por qe sot slloveni ka filluar te vrapoje, me kujdes. Stafi mjekesor nuk eshte i shqetesuar, per dy apo tre dite problemi do te jete lene mbrapa kraheve.

Kuzmanovic – Serbi po paguan akoma pasojat e nje goditje te pesuar ne gju, dhe per kete nuk eshte perfshire ne listen Uefa per playoff. Por situata eshte nen kontroll dhe nuk perjashtohet mundesia qe te jete ai nderhyrja e minutes se fundit per kupen.

Palacio – Argjentinasi po punon per te rekuperuar formen me te mire, kavilja nuk eshte sheruar akoma plotesisht por nuk eshte shqetesuese saqe Mazzarri mbeshtetet tek ai per imenjimin ne kupe.

Campagnaro – Forcim i pulpes se kembes. Ky eshte motivi i ndaleses se mbrojtesit. Ne krahasim me rastet e tjera ‘klinike’, eshte ai qe ngre shqetesime me shume sepse zona eshte delikate. Per kete arsye eshte e veshtire te japesh kohen e sherimit te plote, por megjithate nuk perjashtohet asgje.

Medel – Eshte thene gabimisht qe kiliani eshte duke vuajtur ende demtimin ne pulpe pas Boterorit qe e ka detyruar te luaje me dhimbje. Ne te vertete ish lojtari i Cardiff nuk duhet as te kaloje nga infermieria, sepse i vetmi kufizim qe ka eshte gjendja atletike. Per kete duhet akoma ndonje dite pune.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags