Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

581 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

TE DEMTUARIT – Skriniar duket i rekuperuar, por nuk ka lajme te mira nga Radja: ja gjendja e tij

TE DEMTUARIT – Skriniar duket i rekuperuar, por nuk ka lajme te mira nga Radja: ja gjendja e tij
Inter Club Staff

Dje Interi e nisi me nje humbje kampionatin e saj duke ulur pak entuziazmin e tifozeve pas nje vere shume te mire (sidomos nga ana e merkatos).

Zikalterit u hodhen ne tapet nga nje Sassuolo teper e forte (ose qe e beri Interi te dukej keshtu te pakte) e cila arriti te dilte me tre piket nga fusha pas nje penalltie te shnderruar ne gol nga Berardi.

E keshtu Interi e nis me nje handikap ne tabele kete kampionat duke mos arritur te dale dot me pike nga Reggio Emilia.

Por kohe per tu merzitur dhe te mbajtur koken pas nuk ka sepse jemi vetem ne fillim te Serie A: menjehere ne San Siro do e kete radhen Torino vetem pak dite me pas.

Perseri, ndeshja e dyte e Serie A per zikatlerit do te luhet ne oren 20:45 por kesaj radhe Interi do te luaje ne shtepi, ne Meazza.

Sot pas nisjes se gabuar te kampionatit dje, Interi ka rifilluar pergatitjet ne Suning Training Centre ne Appiano Gentile.

E sipas asaj qe thote Sky Sport, Milan Skriniar eshte stervitur ne cdo moment me skuadren dhe prezenca e tij ne fushe ndaj Torinos eshte shume e sigurt.

Sllovaku duket totalisht i rekuperuar dhe ka qene i gatshem te luante edhe dje por kete gje e ka ndaluar stafi mjekesor i Interit te cilet nuk kane dashur te rrezikojne qe ne ndeshjen e pare te Serie A.

Por nuk ka lajme te mira blerja me e bujshme e veres: Radja Nainggolan.

Belgu edhe sot ne Appiano ka vazhduar te stervitet i diferencuar dhe nuk eshte pare ne ndonje moment te stervitet me grupin.

Sipas asaj qe bejne me dije burime afer Interit, ai pritet qe te bashkohet me skuadren te merkuren, por ende nuk dihet me siguri sepse po priten te reja nga ndjesite e para te lojtarit kur te filloje stervitjen me grup.

Por fakti qe ai vazhdon te stervitet i vecuar edhe sot, nuk eshte nje sinjal i mire per ndeshjen ndaj Torinos.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.