1,439 views
Te dielen vjen Cagliari ne krize. Per me teper…
Do jete nje Cagliari ne krize te plote ai qe do te zbrese ne fushe ne Meazza te dielen pasdite kunder Interit. Sardet, me humbjen e djeshme ne Sant’Elia kunder Livornos kane pesuar humbjen e peste ne gjashte ndeshjet e fundit. Sikur te mos mjaftonte kjo, djemte e Calori-t do te vijne ne Milano ne emergjence totale ne mesfushe; Conti doli me karton te kuq ndeshjen e fundit dhe Ekdal me karton te verdhe dhe i skualifikuar per shume kartonash, te dy do te mbahen jashte sfides nga gjyqtari sportiv.