Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

879 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Te fitosh do te thote shume

Te fitosh do te thote shume
Ardis
  • On 20/02/2014, 15:29

Interi ka ringritur koken. Dy ndeshjet e fundit kane sjelle 6 pike dhe i kane ndihmuar zikaltrit ringrihen ne klasifikim dhe moralisht. Ndeshja kunder Sassuolon ka pasur te metat e saj por fale Samuel, Mazzarri ka buzeqeshur serisht per nje fitore. Mund te shkonte me keq dhe gjithcka mund te shkaterrohej ne Firenze. Keshtu qe nuk ndodhi. Ne fakt 3 piket kunder Fiorentines tregojne nje pamje teresisht te re duke pare qe Interi nuk fitonte ne transferte qe nga nentori dhe ne Firenze deshtojne praktikisht te gjithe. Interi jo vetem ka marre fitoren, por me plote goje e ka merituar fale nje performance bindese. Eshte shume shpejt per te menduar shume lart por, duhet te jete nje rast, futja e Hernanes ka sjelle rregull dhe bindje ndersa Palacio po rigjen formen e tij te 2013.

Tashme i takon trajnerit te vendose se bashku pjese dhe nen prizmin e entuziasmit te gjeje ate vazhdimesi te rendimentit dhe piket qe derime tani kane munguar. Vazhdimesia do te lejonte skuadren te gjejne nje identitet te vertete dhe te sajin qe do ti sherbente per te qene me te sigurte dhe te vendosur ne te ardhmen e afert. Te djelen ne San Siro do te vije nje Cagliari i pergjysmuar nga skualifikimet dhe demtimet. Te fitonim do te thote shume. Te bindim dhe te marrim tre piket te djelen ne Meazza do ti lejonte Mazzarrit te shkonte ne Rome me tre fitore te njepasnjeshme, 42 pike dhe nje moral te larte per me shume dhe nje ndergjegjesim me te madh per mjetet dhe forcen e tyre. I takon keshtu trajnerit zikalter te menaxhoje sa me mire futbollistet dhe situaten. Mund te gjeje me shume hapesire Icardi. Eshte e vertete qe autonomia e djaloshit argjentinas nuk eshte ne nivelet e larta por gjithashtu eshte e vertete se vete Milito nuk duket se ka ndonje permisim te madh. Menaxhimi midis Cagliarit dhe Romes duhet te behet sa me mire edhe ne prizmin e te ndeshkuarve me kartona te verdhe. Inter ka 8 lojtare te tille, por eshte e vertete qe te gjitha ndeshjet vlejne tre pike dhe tashme nuk mund te deshtojme me nese duam te ndjekim nje enderr konkrete. Mister tashme te takon ty!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.