Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,814 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Te gjitha informacionet per Guiness International Champions Cup.

Te gjitha informacionet per Guiness International Champions Cup.
Xhorxh Gellci

Shtetet e Bashkuara jane gjithmone me afer. Pas pregatitjes te Pinzolos – e perfunduar tashme – dhe miqesores me hamburgun ne 27 korrik, Interi do te jete e impenjuar ne “Guiness International Champions Cup”, turne qe parashikon pjesemarrjen e disa skuadrave te medha europiane. Skuadrat qe, se bashku me zikalterit, do te marrin pjese ne kete kompeticion jane Milan, Chelsea, Everton, Juventus, Los Angeles Galaxy, Real Madrid e Valencia. Turneu do te filloje ne 27 korrik, por ndeshja e pare e skuadres zikalter do te jete ne 1 gusht.

Tabela e turneut parashikon qe te gjitha klubet pjesemarrese te zhvillojne tre ndeshje. Ndeshja e pare do te jete e ngjashme me nje cerekfinale (Round 1) dhe eshte e vendosur: Inter-Chelsea, sfide me skuadren e re te nje njohjeje te vjeter zikalter, Jose Mourinho. Takimi do te zhvillohet ne diten e pare te gushtit ne Indianapolis, ne stadiumin “Lucas Oil”, ne oren 20:00 amerikane, dhe ne oren 2:00 pas mesnate shqiptare.

‘Cerekfinalet e tjera jane: Juventus-Everton (ne San Francisco), Real Madrid-L.A. Galaxy (ne Phoenix) dhe Milan-Valencia (e vetmja ndeshje qe do te zhvillohet ne Europe, ne Valencia).

Ne rast fitoreje te takimit te pare, Interi do te luante ne 4 gusht ne New York (ora 00:30 shqiptare) nje ‘gjysemfinale’ (Round 2) me fituesin e ndeshjes mes Valencia dhe Milan. Ndersa ne rast humbjeje, do te luante nje ndeshje gjysem finale per vendin e peste me humbesin e Valencia-Milan, perseri ne 4 gusht, por ne oren 22:00 shqiptare.

Me pas do te vazhdojne finalet, qe me kete formule te vecante do te jene kater, te gjitha per tu zhvilluar ne Miami ne “Sun Life Stadium”. Finalja per vendin e pare do te luhet ne 7 gusht ne oren 21:00 (3 e mengjesit te dites se ardhshme ne Shqiperi), ndersa ajo per vendin e trete do te luhet ne 18:30 (00:30 e mengjesit ne Shqiperi).

Pastaj do te jene edhe finalet per vendin e peste dhe te shtate, qe do te luhen nga skuadrat e mundura ne Roundin 1 dhe te kualifikuara per ‘gjysemfinalet e vogla’. Regullat e turneut parashikojne qe ne rast barazimi ne 90 minutat e rregullta, do te vazhdohet direkt ne gjuajtjet e penalltive.

Ne foton e meposhtme, keni te shpjeguara grafikisht te gjitha kombinimet e mundshme.

guiness

Skema e Guiness International Champions Cup

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.