Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,200 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Te gjithe duan te qendrojne, por kur largohen flasin keq. Ricky, ka ende nje shprese

Te gjithe duan te qendrojne, por kur largohen flasin keq. Ricky, ka ende nje shprese
Andi Prifti

Kur largohen fillojne flasin ne te gjitha menyrat. Hedhin poshte drejtuesit, ish-shoket e skuadres, trajnerin. Por kur e veshin kete bluze, gjithçka behet e bardhe. Jane histori merkatoje, histori qe i perkasin prej kohesh Fc Internazionale-s. Kete gje e dine mire Chivu, Schelotto, Silvestre dhe Stankovic qe e mbajne afer kete bluze per te qendruar ne Appiano Gentile: por e dine shume mire – siç ishte Julio Cesar – qe heret apo vone do te largohen. Nuk do te mund te hyjne ne planet e Mazzarri-t: njeri qe i ka idete e qarta.

Do te jete nje jave deçizive ne frontin e shitjeve: per momentin portat jane te hapura. Do te behen takime me Chivu dhe Stankovic. Po vazhdon presingu tek Silvestre qe ai te kuptoje qe Parma nuk eshte nje hap mbrapa ne karriere dhe sidomos po punohet per kthimin e Schelotto-s ne Argjentine. Te gjitha keto po behen qe kur te vije koha e grumbullimit ne Pinzolo te qendrojne lojtare me cilesi. Pa llogaritur blerjet e reja. Si Icardi, qe ndodhet ne Milano, Belfodil (java qe vjen do te jete deçizive), Campagnaro, Andreolli dhe Laxalt. Pa harruar dhe  Ruben Botta, qe blerje qe u be para disa muajsh por lojtari pesoi nje demtim gjeta fundit te sezonit me Tigre. Ai nuk do te vije menjehere ne Milano: do t’i duhet pak kohe qe te rikuperoje gjurin, ndoshta me stafin mjekesor te ZiKalterve mund t’ja dale shpejt. Blerja e tij nuk beri shume buje: por ka cilesi te medha dhe mendohet si asi nen menge per gjysmen e dyte te sezonit.

Nje situate me pak e qarte per Ricardo Alvarez. Ka disa kerkesa, dhe Interi po studion mundesite me te mira. Nese nuk vijne oferta konkrete, lojtari do te vleresohet nga Walter Mazzarri gjate grumbullimit ne Pinzolo. Ai deshiron te qendroje, kete e ka shprehur dhe agjenti i tij Marcelo Simonian. Mazzarri-t i lindin disa ngaterresa per rolin e tij: kete vit ai ka luajtur ne krahun e djathte. Mazzarri ne ate pozicion do te preferonte Maggio, i cili mund te konkurroje dhe ne mbrojtje. Shpresa e vetme qe ka Alvarez eshte te sherbeje mbrapa dy sulmuesve: te njejten gje si Hamsik. Gjithçka do te vleresohet ne Pinzolo, nese nuk do te kete raste me te mira gjate ketij muaji.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.