Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,360 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Te gjithe ne sulm per te rinjte e Interit: ne radhe per Mbaye, Biraghi dhe Duncan. Te gjitha ceshtjet per tu zgjidhur…

Te gjithe ne sulm per te rinjte e Interit: ne radhe per Mbaye, Biraghi dhe Duncan. Te gjitha ceshtjet per tu zgjidhur…
Ardi Deda

Eshte koha per te marre vendime ne shtepine Inter. Shoqeria zikalter ka nje grup te rinjsh qe jane shume te kerkuar nga skuadra pak a shume me prestigj ne Serine A. Ne kete pike, Ausilio dhe Mazzarri duhet te vendosin nese ti dergojne keta te rinj te luajne apo ti perfshijne ne tratativa ne merkato per te mberritur tek objektivat.

Ne radhe te pare eshte Ibrahima Mbaye, per te cilin ka levizur gjysma e Serie A: Lazio, Udinese, Cagliari, Palermo pervec pistave jashte vendit si Monaco dhe Liverpool.

Shume kerkesa ka dhe Alfred Duncan (Udinese e Palermo) dhe Cristinao Biraghi (Genoa dhe Chievo), per te mos folur pastaj per Francesco Bardi, te cilin duket se e kerkon Sampdoria. Por jane emra te nxehte dhe ato te Benassi (duhet te perfundoje tek Torino ne forme huazimi), Krhin (gati per tu kthyer ne baze), Laxalt (pelqehet nga Sampdoria dhe mund te perfundoje ne tratativen per Biabiany), dhe Samuele Longo, qe ka merkato si ne Itali (Udinese e Stramaccioni mund te jete nje ide) dhe jashte.

Dhe nga ky vit ne Serie A do te debutoje dhe nje tjeter talent zikalter, Lorenzo Crisetig qe me ne fund do te mund te tregoje vlerat e tij ne futbollin qe ka rendesi (Inter dhe Parma duhet te zgjidhin bashkepronesine dhe Chievo eshte duke e pritur).

Pra, Inter ka nje thasar te vogel (teknik dhe ekonomik), tani eshte ne dore te shoqerise te vendose se si ti perdorin sa me mire. Ja dhe formacioni i te rinjve interiste: Bardi, Biraghi, Mbaye, Bianchetti, Crisetig, Krhin, Duncan, Benassi, Laxalt, Garritano, Longo.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.