Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,480 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Te gjithe numrat e Hernanes: 88 kontakte me topin, 33 topa te humbur dhe…

Te gjithe numrat e Hernanes: 88 kontakte me topin, 33 topa te humbur dhe…
Redi Asabella

Nga rreshtat e Gazzeta dello Sport Andrea Schianchi ka analizuar ndeshjen e Profetit Hernanes: “Te futesh nje violinist te madh ne nje orkester nuk duhet te jete nje problem, por te pakten orkestra duhet te jete e hajrit dhe pjesa te jete e lexueshme… Problemi i Interit qendron pikerisht ketu: per te gjykuar debutimin zikalter te Hernanes, nuk mund te varesh nga fakti se skuadra e Mazzarrit ka veshtiresi qe te krijoje loje, eshte akoma shume e ngathet ne krijimin e manovres dhe mekanizmat, mbi te gjitha ato midis mesfushoreve dhe sulmueseve, nuk jane te vajisur mire. Profeti vendoset ne rolin klasik te mesfushorit te majte dhe perpiqet te nise Nagatomon ne krahun e majte ose mundohet te sulmoje drejt qendres duke kerkuar kombinimin me sulmuesin qe dialogon me te. Nuk mungon shpirti i sakrifices, thelbesor ne keto momente, dhe duket dhe personaliteti ne momentet e veshtira. Hernanes, kur Sassuolo eshte ne pressing, ndihmon gjithmone ne fazen mbrojtjese te skuadres, dhe ne kete menyre i ndihmon jo pak shoket e skuadres.

Bie ne kontakt me topin 88 here, pikerisht si numri i tij ne fanelle, dhe vetem kjo tregon sa i rendesishem eshte braziliani edhe ne te ardhmen e Interit: eshte lojtari zikalter qe nderhyn me shume ne loje, shenje e qarte qe eshte dalluar ai si njeriu-skuader. Nuk ka rendesi fakti qe luan me i zhvendosur ne te majte dhe i le Kuzmanovicit zonen qendrore te fushes: ne idete e Mazzarrit mesfushori i vendosur para mbrojtjes duhet te kete karakteristika te vecanta ne mbrojtje qe Hernanes akoma nuk i ka. Profeti kryen 54 pasime: 38 te sakta dhe 16 te gabuara, pak si shume per nje lojtar si ai. Nese duam te insistojme mbi gjerat negative shtojme qe ka humbur 33 here topin, numer mjaft i madh. Ne rregull qe tenton shpesh te finalizoje aksionin dhe qe i pelqen te futet midis fanellave kundershtare, por duhet nje kontroll me i madh. Sa per te bere nje krahasim eshte e mjaftueshme te sjellesh ne pah qe braziliani, ne pjesen e pare te sezonit, me Lazio-n, kishte nje mesatare: 10 topa te humbur per ndeshje dhe 5 pasa te gabuara. Tani per tani mund te kenaqemi por eshte logjike qe nga Hernanes pritet me shume.

Profeti mundohet te gjeje dhe porten: 3 gjuajtje, 2 ne kuadrat dhe nje jashte. Per sa i perket kesaj, per orkestren e Mazzarri-t (kur do te luaje nje muzike te kendeshme) eshte nje vlere e shtuar. Per me teper Hernanes garanton cilesi teknike ne mesfushe dhe ate paparashikueshmeri qe mund te ktheje drejtimin e nje ndeshje. Ne statistikat e tij ka 1 top te gjate, 3 krosime, 2 raste te krijuara dhe 2 driblime. Aty ku duhet te krijohet loja, ku duhet ndezur drita, Interi me ne fund ka gjetur njeriun e duhur. Tani duhet vetem ta vendosin ne kushtet me te mira qe te jape maksimumin.

Pra Mazzarri duhet te ripozicionoje lojtaret ne mesfushe qe te nxjerre ne pah karakteristikat e brazilianit. Hernanes nuk eshte nje mesfushor alla Pirlo, por kur ka topin ne kembe ka aftesine te vertikalizoje dhe te shkoje shume lehte (dhe shume shpejt) ne konluzion. Te mos harrojme qe ndihmoi dhe ne fazen mbrojtese: Profeti ka rekuperuar 4 topa, ai qe nuk eshte nje shkaterrues. Kjo do te thote qe te pakten psikologjikisht eshte futur ne rolin e tij.” thote ai.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.