Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,721 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Të paprekshmit janë pesë, Mancini ka qenë i qartë. Në hyrje vetëm profile me kualitet dhe eksperiencë.

Rinor Sopaj

Janë pesë të paprekshëm për Roberto Mancinin, i cili për ta rikthyer Interin në majë nuk mendon të heqë dorë nga Miranda, Kondogbia, Brozovic, Perisic dhe Icardi. Shkruan sot Gazzetta dello Sport, sipas të cilës trajneri zikaltër, tashmë ka të qarta synimet e tij në merkato, qoftë në hyrje, qoftë në dalje. “Murillo? Mbetet të shihet, United dhe Bayern janë në pritje. Ndërkohë për pjesën tjetër të grupit, do të bëhen vlerësime: dëshira e vetë lojtarëve (Handanovic, Jovetic dhe Medel) për të jetuar skenare të tjera mund të përfundojë në largime. Dhe para”, vazhdon e përditshmja.

Në listën e dëshirave, Mancio i ka futur tashmë e një kohë profilet me kualitet dhe personalitet. Ata janë Candreva, Yaya Toure, Biglia, Zabaleta, Ansaldi. Ndërsa në dalje, ashtu sic është thënë, gjithcka mbetet në evolucion. “Mund ta hapësh një derë të madhe duke i bërë disa largime të rëndësishme: Handanovic vlen 8-10 milionë, me Jovetic duhet së paku 18, pastaj mund të diskutohet edhe për Murillon (15 minimumi), Juan Jesus, Medel, Eder, Santon dhe operacione të tjera të tipit Gnoukouri, Ranocchia, Dodo dhe huazime të tjera”, shkruan detajisht Gazzetta.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.