Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,793 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Te premten sfide vs UEFA: Inter i plote ne Nyon. Alarm i kuq! Shifra shqetesuese. Inter rrezikon shume…

Te premten sfide vs UEFA: Inter i plote ne Nyon. Alarm i kuq! Shifra shqetesuese. Inter rrezikon shume…
Inter Club Staff

Interi duket se nuk do te luaje vetem te enjten ne France ndaj Saint Etienne, por do te luaje edhe ne Nyon te premten, ku Interi do te pergjigjet perpara UEFA-s.

Ndoshta eshte kjo ‘ndeshja’ me e rendesishme dhe me e veshtire qe kur Interi ka nderruar pronar. Kesaj radhe kundershtari zikalter do te jete komisioni investigativ i UEFA-s.

Interi do i duhet te mbrohet pas akuzes qe i erdhi ne fund te shtatorit per tejkalim te normave te FPF. Formacioni i Interit prezent ne Nyon do te jete i plote: Capiten Thohir do te drejtoje delegacionin zikalter i cili do te kete ne perberje edhe CEO-n zikaler Michael Bolingbroke, Michael Williamson, drejtori i adminstrates, finances dhe kontrollit te klubit si dhe Marco Fassone, drejtuesi qe ka kontaktuar direkt me raportet e UEFA-s.

Do te jete nje ndeshje e komplikuar: Eshte i vertete fakti se Interi nuk eshte vetem, sepse ne kete takim eshte thirrur edhe Roma. Monaco, Besiktas, Krasnodar, Liverpool dhe Sporting Lisbona, por gjithashtu eshte i vertete edhe fakti se klubi zikalter perfaqeson tejkalimin me te larte ndermjet bilanceve te veta dhe parametrave te UEFA-s.

Do te kerkohet llogari per tre-vjecarin 2011-12, 2012-13 dhe 2013-2014, perballe nje humbjeje 45 milione euro te lejuar, klubi zikalter ka 250 milione euro humbje. Nga keto te dhena do te ulen kontratat e nenshkruara perpara 1 qershorit 2010, por perseri humbjet mbeten ne nivele shume te larta. Interi rrezikon shume: Denimet mund te varjojne nga penalizim me pike, stop i merkatos apo edhe gjobe e majme. Interistat dhe drejtuesit zikalter po presin me ankth te premten. Shpresohet per me te miren por pritet edhe me e keqja.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.