
Te shtune Inter-Lugano. Milito i gatshem per Juventusin?
Interi, ne diten e djeshme, ka rifilluar stervitjet pas dy diteve pushim te lena nga mister Mazzarri. Pa dymbedhjete lojtaret e grumbulluar me kobetaret, teknikut zikalter i eshte dashur t’i kerkoje kolegut te Primavares kater lojtare: Colombi, Dabo, Dalla Riva dhe Mira.
Seanca, kryesisht taktike, eshte mbyllur me nje ndeshje ne familje ne fushe te reduktuar. Lajmi i dites eshte qe Milito ka punuar me grupin dhe eshte nje nga lojtaret qe do te zbresin ne fushe ne miqesoren e te shtunes ne oren 10.00, kunder Luganos. Pas dy ndeshjeve me Primaveren, Princi do te mundohet te prese bileten per ndeshjen kunder Juventus. Megjithese, eshte shume shpejt per te kuptuar, nese pas 7 muajsh prej demtimit ne gju, do te jete mes te grumbulluarve per sfiden me Juventus.