Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

745 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tek Interi po flisnin per zevendes-Brozovic por me pas u zbulua qe problemi ishte nje tjeter!

Tek Interi po flisnin per zevendes-Brozovic por me pas u zbulua qe problemi ishte nje tjeter!
Ardis
  • On 14/11/2018, 17:43

Muaj me pare eshte folur per mungesen e nje zevendesuesi te Brozovic me pas e kupton qe problemi eshte dicka tjeter.

Ose te pakten qe mesfusha nuk ishte e vetmja nevoje per te plotesuar per kete Inter, qe mbas dy muajve nga fillimi i kampionatit zbulon se ka nje ekip me te madh sesa sezoni i kaluar, por edhe alternativat nuk ofrojne garanci te mjaftueshme.

Te pakten per momentin. Me pak fjale, eshte e vertete qe Inter-i ka punuar mbi lojtaret me pozicion te dyfishte, por ka qene nje pune qe e ka mbushur ekipin me sasi lojtaresh dhe jo me lojtare cilesore.

CANDREVA-KEITA, NUK OFROJNE GARANCI – Serioziteti i problemit, ne kete periudhe, verehet mbi te gjitha tek sulmuesit e krahut, ku Perisic dhe Politano jane te rraskapitur nga vuajtjet e impenjimeve te dyfishta.

Dhe me Luciano Spalletti-n shume pak te prirur per te ndryshuar modulin ne favor te aktivizimit te nje sulmuesi te dyte ne krah te Icardit, keta te dy nuk kane as kohen per te marre fryme per te rekuperuar energji te cmuara.

Trajneri toskan i aktivizon me pikatore Keita Balde dhe Antonio Candreva-n, nje simptome qe besimi ndaj ketyre dy lojtareve nuk eshte maksimale.

Por ne Bergamo, skuadra e Gasperini-t sulmonte korsite e krahut me Gosens dhe Hatboer, dhe per me shume me Zapata-n dhe Gomez te gatshem per tu zgjeruar, eshte verejtur se si krahet e Inter-it ishin ne emergjence totale per shkak te deficitit te qarte te oksigjenit nga lojtaret e tij.

BOSHLLEQE PER TE MBUSHUR – Pavaresisht veshtiresive te shfaqura ne Atleti Azzurri te Itali-se, Spalletti ka preferuar te mbaje ne fushe Perisic dhe te terheqe ne pankine Politano-n, dhe ne vendin e tij te aktivizoje Keita Balde, por qe nuk arriti te ndryshoje inercine e ndeshjes.

Nuk eshte dicka e re: senegalezi deri me tani nuk ka arritur te influencoje, as si titullar dhe as si zevendesim, dhe kjo per zikaltrit po fillon te behet nje problem per tu analizuar me shume vemendje nese moduli i referuar duhet te vazhdoje te jete 4-2-3-1, qe parashikon nje sakrifice te madhe nga ana e sulmuesve te krahut, Perisic dhe Politano.

Eshte e vertete, nje mesfushor ne krah te Brozovic do te sherbente urgjentisht, por edhe ne repartin sulmues dicka duhet bere.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.