Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 8, 2020

Scroll to top

Top

946 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Telefonata Bonucci-Ranocchia: derby perfundoi aty

Telefonata Bonucci-Ranocchia: derby perfundoi aty
Inter Club Staff

Duhet te ishte nje dite feste dje, nje dite ku Milano do te shijonte nje nga derbyt me te shumepritur te viteve te fundit.

Pritshmerite ishin teper te larta per te dyja skuadrat, te cilat pas shume vitesh, do te duelonin vertete per dicka qe kishte vlere, por fati vendosi qe kjo ndeshje te mos luhej.

Adrenalina e derbyt, ne te dielen ne te cilen Davide Astori u largua nga jeta, u transformua shpejt ne lot dhe hidherim.

Kapiteni i Fiorentines u nda nga jeta ne menyr tragjike nderkohe qe ishte ne gjum duke lene te shokuar shoket e skuadres, klubin por edhe te gjithe boten e futbollit.

Pas zyrtarizimit te shtyrjes se javes se 27 te Serie A – lexohet ne faqet e Corriere della Sera – lojtaret e Milanit dhe Interit jane larguar nga qendrat stervitore respektive, Milanello dhe Appiano Gentile ku ishin te grumbulluar me skuadrat e tyre ne prag te Derby della Madoninna.

Ndjesia qe ka mbetur pas nje dite kaq te trishte eshte se asnje futbollist nuk deshironte me te luante, te gjithe ishin teper te prekur nga vdekja e kapitenit te Fiorentines. Bota e futbollit nuk eshte mesuar me keto lajme, sidomos ne nje dite ndeshjesh.

Ende pa u mare vendimi nga komisari Malago – shkruan e perditshmja italiane -, kapiteni kuqezi Leonardo Bonucci ka telefonuar mbrojtesin interist, Andrea Ranocchia dhe te dy kane qene te nje mendje qe derby dje nuk do te luhej, kushdo qofte vendimi i federates.

Kembet nuk mund te pergjigjeshin njesoj ne fushe pas atij lajmi.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.