Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 23, 2020

Scroll to top

Top

706 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA FRANCA – “PSG dhe Leonardo gati nje oferte per Nainggolan? Ja shifrat dhe detajet.”

E FUNDIT NGA FRANCA – “PSG dhe Leonardo gati nje oferte per Nainggolan? Ja shifrat dhe detajet.”
Inter Club Staff

Me sa duket, nuk eshte vetem Milan Skriniar nje objektiv i Paris Saint Germian ne skuadren zikalter ne kete merkato.

Sipas asaj qe tregon media e njohur franceze, Telefoot, parizienet kane vene ne shenjester nje tjeter lojtar zikalter.

Behet fjale per belgun e Interit, Radja Nainggolan, i cili ka perfunduar keshtu ne listen e objektivave te Leonardos.

Ky i fundit po shikon me kujdes ne Serie A dhe po kerkon disa blerje low cost per klub e tij ne nje merkato shume te cuditshme.

“Jemi mesuar qe te shohim Paris Saint Germain te beje goditje alla-Neymar apo Mbappe, por eshte mire qe ta largojme kete ide nga mendja.”

“Merkato e ketij viti eshte shume larg atyre shifrave apo operacioneve te tilla dhe veshtiresi te medha po ka edhe nje skuader me pronare te pasur si PSG.”

“Leonardo po tenton te beje nje goditje tjeter ne Serie A si ajo me Florenzin nga Roma qe erdhi ne huazim.”

“Drejtuesi brazilian po ben gati nje oferte per Interin dhe pritet qe te jete nje huazim me pagese dhe te drejte blerje. Interi mund te jete kunder kesaj klauzole dhe mund te kerkoje qe te jete me detyrim blerje.”

“Po shifrat? Leonardo po mendon per 1-2 milione euro huazim dhe e drejta e blerjes te jete mjaftueshem sa per te kapur vleresimin qe ka Interi per lojtarin.”

“Priten te reja ne oret ne vazhdim sepse bashke me Nainggolan, ne listen e PSG ka edhe lojtare si Kondogbia apo Milinkovic Savic, por ky i fundit kushton shume.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.