Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

660 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte tenton paqen me klubin? “Po behemi nje skuader e forte, por i jap nje duartrokitje drejtuesve sepse…”

Conte tenton paqen me klubin? “Po behemi nje skuader e forte, por i jap nje duartrokitje drejtuesve sepse…”
Inter Club Staff

Pas suksesit 2-0 ndaj Getafes, qe ishte i vuajtur por i merituar, Antonio Conte ka analizuar per Sky Sport 90 minutat ne Veltins Arena.

“E dinim qe do te kishte veshtiresi kjo ndeshje. Ata e nisen shume fort, ndersa ne kemi gabuar direkt nje nisje me De Vrij.”

“E kane nisur me fort por me pas e kemi marre ndeshjen ne dore, me rastet per te shenuar qe i kishim nga ana jone.”

“E perseris: ne e prisnim kete ndeshje keshtu, te piset. Prandaj u beme pis edhe ne. Dicka shume pozitive kjo.”

“Djemte po rriten edhe nga kjo ane dhe ti shoh qe rriten nga ana mentale vetem me gezon, nje hap qe gjate vitit na ka munguar.”

“Edhe fakti qe nuk kemi pesuar gol dhe qe ecem perpara ne Europa League, do te thote se po bejme eksperience.”

“Jam i lumtur per paraqitjen e sotme te skuadres.”

Rendesia e Lukaku.

“Mund te bente edhe nje gol tjeter. Ka bere nje gol te mrekullueshem, duke sulmuar fundin e fushes.”

“Sot e ka vonuar pak shfaqjen ne ndeshje, sidomos ne 20 minuta e para, por me pas me ka pelqyer shume ashtu si me ka pelqyer Sanchez dhe Lautaro.”

“Ndeshje pozitive. Keta djem kane deshire, nuk duan te shkojne me pushime. Duan te vazhdojne te punojne fort.”

Pas Bergamos, keni marre Sanchez dhe tani jeni ne cerekfinale. A je optimist edhe per te ardhmen?

“Operacioni Sanchez ka qene nje operacion shume i mire nga ana e drejtuesve. Ne kushtet qe kemi arritur ta marrim, me siguri qe eshte nje operacion shume i mire.”

“E kemi merituar, duke pare se e kemi marre ne momentin me te veshtire te karrieres se tij, ku pesoi me pas edhe nje demtim. E drejte qe Interi ta shijoje kete lojtar. Por i jap nje duartrokitje klubit dhe drejtuesve.”

A jeni me i qete?

“Eshte ceshtje pune, jo qetesie. Jam i qete kur shoh djemte me kete deshire, me kete nerv ne fushe.”

“Jemi bere nje skuader e forte dhe jemi te gjithe te perfshire. Kur te gjithe marrin pjese ne projekt, si Eriksen.”

“Jam shume i lumtur per Christian: ashtu si te gjithe, edhe ia ka nevoje per situata pozitive ne nivel mental.”

“Por ai eshte nje djalosh i mbare dhe e di qe une bej disa zgjedhje per te miren e Interit. Fakti qe u fut direkt ne ndeshje dhe shenoi, eshte nje tregues i rendesishem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.