Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

689 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

The Brand New ‘Serie A’ – Ja te gjithe ndryshimet e kampionatit Italian qe prej sezonit te ardhshem

The Brand New ‘Serie A’ – Ja te gjithe ndryshimet e kampionatit Italian qe prej sezonit te ardhshem
Inter Club Staff

Eshte gazeta italiane e perditshme ‘La Repubblica e cila shkruan per ndryshimet e reja te Serise A, dhe kete te fundit e quan ne anglisht “The Brend New Serie A”, qe ne shqip do te thote “Seria A e re fringo”.

Ndryshimet me te medha qe do te behen ne sezonin e ardhshem ne kampionatin maksimal italian, kane te bejne me shume me merkaton dhe datat e ndeshjeve.

Keshtu, eshte dhene rruge e lire per Serine A ‘te re’. Sipas La Repubblica, ne 2018-19, kampionat i cili do te nise me 19 gusht (Superkupa luhet ne daten 12) do te kete ndeshje edhe per Krishtlindje: 22 dhjetor, ose ndryshe sic quhet ne angli ‘the boxing day’, ne 26 dhe 29 dhjetor.

Nderkohe, ndryshon komplet merkatoja e futbollistave ne itali ne te gjitha kompeticionet. Tashme, eshte ndryshuar data: nuk mund te behet dot merkato pasi te kete filluar Serie A.

Pra, merkato keshtu do te mbyllet ne daten 18 gusht, 24 ore perpara nisjes se turneut. 

Ne janar do te mbyllet ne daten 19 janar, nje dite perpara rikthimit te skuadrave nga pushimet. 

Ndryshon edhe Kupa e Italise: nuk do te kete me nje turn te detyruar ne shtepi per skuadrat e medha. Gjithcka do te vendoset nga nje short.

Keto ndryshime nuk pritet te kene ndonje impakt te madh nga ana sportive, por duket se skuadrat nuk jane shume te kenaqura me pjesen e merkatos. Kishte shume vite qe tashme skuadrat benin ndonje rregullim te fundit edhe pasi kishte filluar Serie A. Mbetet per tu pare se si do te pershtaten klubet italiane me kete rregull te ri qe do te tentoje te vere pak rregull.

[interaction id=”5a9ea32c55b2d7635f93d4b1″]

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.