
The Guardian – Ja 10 lojtareve qe ju rrit vlera nga Boterori: ne liste edhe nje Interist
E perditshmja britanike The Guardian ka evidentuar 10 lojtaret qe mbi te gjitah kane impresionuar ne Boterorin Rusi 2018 por qe kane pare edhe vleren e merkatos ti rritet ndjeshem.
Sipas tyre, paraqitjet e tyre ne fushe kane qene te mrekullueshme dhe pasoja ka qene menjhere rritje e vleres.
Perpara se te kalojme tek lista e me 10 lojtare, po vecojme fjalet qe ata kane thene per futbollistin e Interit, Ivan Perisic i cili eshte i vetmi zikalter ne kete liste dhe per hir te vertetes, i vetmi lojtar i Serie A.
“Te shikosh Perisic te luaje ne keto nivele nuk a qene dicka surprizuese por pesha e tij tek rrugetimi i Kroacise ka rritur ndjeshem vleren e tij te merkatos. Interi ferkon duart ndersa nga ana tjeter 29 vjecari kroat ka treguar se eshte nje futbollist kyc per Dalic dhe per Interin. Nese zikalterit do e shisnin, Manchester United dhe Mourinho do te ishin gati ta blinin menjehere por nese kjo gje do te ndodhe, cmimi do te jete shume me i larte se nga sa mund te ishte ne fillim te boterorit.
Nderkohe, kjo eshte lista me 10 lojtaret qe i eshte rritur me shume vlera sipas The Guardian:
1 – Eden Hazard
2 – Perisic
3 – Cheryshev
4 – Maguire
5 – Mina
6 – Varane
7 – Pavard
8 – Vrsaljko
9 – Vida
10 – Meunier